Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Ramazani, në burgje agjëruan 430 të dënuar ndërsa darkave u shtruan 15 iftarë
English

Ramazani, në burgje agjëruan 430 të dënuar ndërsa darkave u shtruan 15 iftarë

Tiranë, 8 shtator, NOA – Plot 430 të burgosur që agjëruan dhe 15 iftarë të organizuar gjatë mbrëmjes në institucionet e vuajtjes së dënimit.

Ky ka qenë bilanci i muajit të Ramazanit, publikuar nga Drejtoria e Përgjithshme e Burgjeve, burimet e së cilës pohojnë për agjencinë e Lajmeve NOA se “organizimi i shërbesave fetare dhe festimi i këtyre festave, është kthyer në një traditë në institucionet penale, bazuar në të drejtën për ushtrimin e besimit fetar, sipas ligjit 8328 “Për të drejtat dhe trajtimin e të dënuarve dhe paraburgosurve”.

Muaji i Ramazanit këtë muaj përkoi me një festë të rëndësishme për besimtarët myslimanë, festën e Fiter Bajramit e për këtë, burgjet krijuan të gjitha kushtet e duhura për të organizuar shërbesat fetare si dhe dhënien e mundësisë së agjërimit për personat që shprehën dëshirën.

Për këtë, u adoptua programi i shpërndarjes së ushqimit dhe fjetjes së personave që mbajtën Ramazan, si dhe u organizuan shërbesa fetare çdo të mërkurë dhe të premte, sipas orarit të xhamive të qytetit.

Ishin përfaqësues të klerit mysliman të cilët drejtonin shërbesat, që zgjasnin rreth 45 minuta.

Ndërkaq, bëhet me dijeni se dita e nesërme do të jetë një ditë feste në të gjitha institucionet penale në vend, duke filluar me pasurimin dhe shumëllojshmërinë e menysë ditore të burgosurve, organizimin e aktiviteteve fetare dhe kulturore në mjediset e brendshme së institucioneve.

n.e/NOA

KOMENTE