Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Skandali seksual që ka përfshirë Rooney dhe Premier League
English

Skandali seksual që ka përfshirë Rooney dhe Premier League

Angli, 8 shtator NOA - Nuk ka paqe për Wane Rooney, ku pas asaj që u zbulua me Thompson për lojtarin thuhet se ekziston dhe një femër tjetër, e cila është e gatshme të japë deklarata me të vërtetë befasuese, kjo të paktën bazuar në atë çka shkruan “Mirror”.

Ndërkohë Jennifer është gati për të bërë të ditur dhe emrat e 13 lojtarëve të tjerë të Premier League, të cilët me sa duket kanë kaluar një natë me të.

Për të përditshmen Sun, thuhet se tashmë kontrata e Rooney me Manchester United tashmë është në rrezik dhe kjo vetëm për skandalin seksual që ka përfshirë sulmuesin.

Nga 13 lojtarët që kanë përfunduar në shënjestrën e Jennifer, sipas Daily Star, janë plot 6 mbrojtës, 3 mesfushorë dhe 4 sulmues. Dy prej tyre janë të martuar dhe kanë fëmijë. Me sa bëhet e ditur Thompson, ka pasur objektiv të sajin futbollistët dhe kjo për faktin e vetëm se janë të pasur.

Të gjitha kushtet ishin tepër të favorshme për të pasur kontakt me yjet e futbollit, që nga lokalet e deri rek moda e Manchester në Facebook.

Ndërkohë, Sun ka paraqitur dhe fjalët e para të bashkëshortes së Rooney, Coleen: “Nuk kam më nevojë për ty”, - ka deklaruar ajo kundrejt partnerit.

r.b/NOA

KOMENTE