Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Topi-Migiro: Shqipëria ka përmbushur Sfidat e Mijëvjeçarit
English

Topi-Migiro: Shqipëria ka përmbushur Sfidat e Mijëvjeçarit

Tiranë, 8 shtator, NOA – Presidenti i Republikës, Bamir Topi zhvilloi sot një takim pune me zv/sekretaren e Përgjithshme të OKB, Asha-Rose Migiro dhe delegacionin që e shoqëronte në kuadër të vizitës së saj në vendin tonë.

Topi shprehu kënaqësinë e zhvillimit të këtij takimi në një moment kur Shqipëria është në një etapë tepër të rëndësishme të zhvillimit kombëtar, atë të integrimit evropian.

Në këtë kuadër, ai përmendi arritjet e vendit tonë si anëtarësimin në NATO dhe procesin e integrimit sa më të shpejtë në Bashkimin Evropian.

Gjithashtu, Topi vuri në dukje rëndësinë që vendi ynë i jep bashkëpunimit rajonal, duke nënvizuar veçanërisht interesin e Shqipërisë për një rajon të stabilizuar e për marrëdhënie të qëndrueshme bashkëpunimi me fqinjët me synim integrimin e përbashkët në familjen evropiane.

Në vijim të bisedës, duke rikonfirmuar besimin në vlerat dhe parimet themelore të OKB-së, Topi shprehu mirënjohjen e palës shqiptare për qëndrimin konstant dhe koherent të Sekretarit të Përgjithshëm të OKB-së lidhur me zgjidhjen e çështjes së Kosovës.

“Ne e vlerësojmë të rëndësishme përkrahjen e pavarësisë së Kosovës dhe domosdoshmërinë e njohjes së saj nga vende të tjera, si vendimi më i duhur pas mendimit këshillimor të dhënë nga Gjykata Ndërkombëtare e Drejtësisë”, - theksoi Topi duke shtuar se “shpreson dhe uron se në një të ardhme të afërt edhe shteti i ri multietnik i Kosovës do të bëhet anëtar i familjes së madhe të Organizatës së Kombeve të Bashkuara”.

Nga ana e saj, Migiro shprehu kënaqësinë e këtij takimi me presidentin e Republikës.

Ajo vlerësoi përparimin dhe disa prej arritjeve të vendit tonë në vitet e fundit të cilat “e kanë shndërruar Shqipërinë në një model për rajonin, qoftë përsa u përket përmbushjes së disa prej Objektivave të Zhvillimit të Mijëvjeçarit, apo pjesëmarrjes në projekte të ndryshme si ‘Një OKB’ në fusha me rëndësi të veçantë si demokratizimi i institucioneve, lufta kundër varfërisë, kundër korrupsionit, arsimi, kujdesi shëndetësor, barazia gjinore dhe të drejtat e pakicave. n.e/NOA

KOMENTE