Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Topi-Migiro: Vlerësime për arritjet e Shqipërisë dhe të ardhmen integruese të Kosovës
English

Topi-Migiro: Vlerësime për arritjet e Shqipërisë dhe të ardhmen integruese të Kosovës

Tiranë, 8 shtator, NOA – Arritjet e Shqipërisë në zhvillimin kombëtar përdrejt procesit të integrimit ishin në qendër të takimit që Presidenti i Republikës, Bamir Topi zhvilloi sot me Zëvendëssekretaren e Përgjithshme të OKB-së, Asha-Rose Migiro, e cila viziton Shqpërinë prej dy ditësh.

Presidenti e falenderoi zonjën Migiro për mbështetjen e vazhdueshme të OKB-së, duke nënvizuar edhe momentin e zhvillimit të këtij takimi pikërisht kur Shqipëria është në një etapë tepër të rëndësishme të zhvillimit kombëtar, atë të integrimit evropian.

Kryetari i Shtetit, i përmendi zonjës Migiro arritjet e vendit tonë si anëtarësimin në NATO dhe procesin e integrimit sa më të shpejtë në Bashkimin Evropian.

Ndër të tjera kreu i shtetit vuri në dukje rëndësinë që vendi ynë i jep bashkëpunimit rajonal, duke nënvizuar veçanërisht interesin e Shqipërisë për një rajon të stabilizuar e për marrëdhënie të qëndrueshme bashkëpunimi me fqinjët me synim integrimin e përbashkët në familjen evropiane.

Ndërsa pritet që pas pak orësh të nisë edhe shqyrtimi i rezolutës serbe për Kosovën në Asamblenë e Përgjithshme të OKB-së, duke rikonfirmuar besimin në vlerat dhe parimet themelore të OKB-së, Presidenti Topi shprehu mirënjohjen e palës shqiptare për qëndrimin konstant dhe koherent të Sekretarit të Përgjithshëm të OKB-së lidhur me zgjidhjen e çështjes së Kosovës.

“Ne e vlerësojmë të rëndësishme përkrahjen e pavarësisë së Kosovës dhe domosdoshmërinë e njohjes së saj nga vende të tjera, si vendimi më i duhur pas mendimit këshillimor të dhënë nga Gjykata Ndërkombëtare e Drejtësisë,”, mësohet të ketë thënë presidenti Topi në takimin me zëvendëssekretaren e Përgjithshme të OKB-së, duke shtuar se “shpreson dhe uron se në një të ardhme të afërt edhe shteti i ri multietnik i Kosovës do të bëhet anëtar i familjes së madhe të Organizatës së Kombeve të Bashkuara.”

Zëvendëssekretarja e Përgjithshme e OKB-së, Asha-Rose Migiro vlerësoi përparimin dhe disa prej arritjet e vendit tonë në vitet e fundit të cilat “e kanë shndërruar Shqipërinë në një model për rajonin, qoftë përsa u përket përmbushjes së disa prej Objektivave të Zhvillimit të Mijëvjeçarit, apo pjesëmarrjes në projekte të ndryshme si ‘Një OKB’ në fusha me rëndësi të veçantë si demokratizimi i institucioneve, lufta kundër varfërisë, kundër korrupsionit, arsimi, kujdesi shëndetësor, barazia gjinore dhe të drejtat e pakicave. Të dy personalitetet e larta ndanë të njëjtat pikëpamje përsa i përket bashkëpunimit të ngushtë në kuadër të multilateralizmit, sepse sfidat globale me të cilat përballet njerëzimi sot kërkojnë ndërveprim dhe përgjigje globale.

Ndërkaq, Presidenti Topi i përcolli Sekretarit të Përgjithshëm Ban Ki Mun përshëndetjet më të mira duke siguruar për përkushtimin e tij personal dhe institucional në rritjen dhe zgjerimin e marrëdhënieve dhe të bashkëpunimit me Organizatën e Kombeve të Bashkuara në funksion të paqes, qëndrueshmërisë dhe begatisë në botë.

mit/NOA
KOMENTE