English

Berisha: Bajrami i sivjetshëm, në prag të ngjarjes së madhe të heqjes së vizave

Tiranë, 9 shtator, NOA – “Shqiptarët duhet ta falënderojnë Zotin se e presin këtë Bajram më mirë se kurrë. E festojnë atë në prag të një ngjarje të madhe, të lëvizjes së tyre të lirë në mbarë Evropën”.

Kështu është shprehur për mediat, kryeministri Berisha pas vizitës që kreu në mjediset e Komunitetit Mysliman, me rastin e ditës së Bajramit, duke shtuar se uron që të gjithë që shqiptarët të kenë një Bajram të gëzuar.

“Dita e Bajramit është një ditë e madhe për të gjithë ata që kanë vetëdije se në themel të mirësisë qëndron sakrifica, për veten, për familjen, shoqëinë dhe për Zotin”, tha ndër të tjera kreu i qeverisë.

Duke mos harruar të kujtojë në këtë ditë feste për mbarë besimtarët myslimanë shqiptarë, edhe ata të Kosovës, për të të cilët u shpreh se ky Bajram i gjen edhe më optimistë e të sigurt për të ardhmen e tyre.

“Pasi çështja e tyre ka marrë verdiktin e Gjykatës Ndërkombëtare të Drejtësisë dhe pret të tjera ngjarje pozitive”, tha ai lidhur me një fakt të tillë.

E duke përfunduar se shqiptarët kudo ndodhen, “kanë një mijë e një arsye për të falënderuar Zotin në këtë ditë dhe për të patur beism të plotë se Bajramin tjetër do ta bëjnë më të gëzuar edhe më të lumtur, edhe më mirë”.

n.e/NOA

KOMENTE