English

Keira Rathbone – artistja që krijon vizatime me një makinë shkrimi

Londër, 10 Shtator, NOA - Keira Rathbone përdor një makinë shkrimi në vend të penelave dhe lapsave për të krijuar portrete mahnitëse dhe vizatime. Artistja është 27 vjeç dhe jeton në Londër, dhe ka filluar të eksperimentojë këtë art me makinë shkrimi, kur ishte në universitet.

Keira tashmë është një artiste e afirmuar dhe e vlerësuar në të gjithë botën, ka një arsenal prej 30 makina shkrimi, të cilat i përdor për të krijuar portrete unike si Barrack Obama, Kate Moss, Marilyn Monroe dhe të tjerë.

Kjo mund të duket e lehtë, por për të krijuar vepra të detajuara vetëm me shkronja, numra dhe shenjat e pikësimit nuk është sigurisht gjëja më e lehtë në botë.

a.e./NOA

KOMENTE