Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Një kortezh i paparë dhe enigmat pse u fsheh një krim i rëndë
English

Një kortezh i paparë dhe enigmat pse u fsheh një krim i rëndë

Nga Av. Idajet Beqiri

Gramshi, qyteti që shtrihet në luginën e Devollit, 50 kilometër larg Elbasanit, qyteti që mbushi 50 vjet, por që nuk u kujtua kush për t’ia festuar këtë përvjetor lindjeje, në datën 7 shtator 2010 u derdh në rrugët e tij një kortezh mortor të pa parë ndonjëherë në historinë e tij.

Ky kortezh mortor, që fillimin e kishte te varrezat e qytetit, ndërsa fundin e tij afro dy kilometër më larg, në qendër të qytetit, i përkushtohej një njeriu të thjesht, 46 vjeçarit Agron Dervishi.

Agroni ishte djali i vetëm i Musa dhe Hurma Dervishit. Nevojat ekonomike të familjes e detyruan që, me gjithë se ishte ende minoren, të fillonte punë në Ndërmarrjen Pyjore të qytetit, ku vazhdoi të punonte deri në fundin e jetës së tij.

Ndërtoi një familje të mirë, me një bashkëshorte të edukuar, të sjellshme e punëtore, u bë me dy fëmijë, të cilët tashmë vazhdojnë shkollat dhe janë në moshën e adoleshencës, u shërbente dy prindërve të tij, të cilët për fatin e keq të kësaj familje, vuajnë nga një kompleks sëmundjesh.

Sa shumë e njihnin dhe sa shumë e donin Agronin, këtë djalë të zakonit dhe të traditës. Gojë ëmbël me të gjithë, shumë i shoqërueshëm, shumë i gjendur për cilindo, në të mirë dhe në të keq ai ishte pranë njerëzve me “statusin” e njeriut të mirë, pasi nuk ishte ndonjë i zgjedhur në pushtetin lokal! Atë që kishte e ndante me të tjerët. Nuk posedonte shumë pasuri, nuk siguronte shumë të ardhura financiare, por kurrë nuk i mbaroheshin ato duke bërë bamirësi të paharrueshme.

Jeta që jetojmë është e mbushur nga do me halle të shumta. Stresi, kjo sëmundje tashmë kronike për shqiptarët, po bënë “kërdinë” kudo. Goni (kështu i flisnin të gjithë), me buzëqeshjen e tij, me optimizmin e tij për jetën, me fjalët e ngrohta, me dorën në qafë, ishte bërë në Gramsh, por dhe në ambiente të tjera ku e çonte jeta, një qetësues dhe shërues zemrash njerëzore. Për hir të së vërtetës, atë që bënte Agron Dervishi në Gramsh dhe kudo ku shkonte, nuk e bëjnë me dhjetëra e dhjetëra organizata joqeveritare, as edhe dhjetëra programet e shumta të financuara nga bota.

Ishin pak a shumë këto cilësi të Agronit që formuan dje një kortezh të pa parë ndonjëherë ne historinë 50 vjeçare të qytetit të Gramshit. Kishin dal për ta përcjellë këtë njeri të mirë të mëdhenj e të vegjël të qytetit të Gramshit, kishin zbritur për të mbushur kortezhin edhe nga fshatrat, e madje, kishin ardhur djem nga Kosova, nga Tropoja, nga Kukësi, nga e gjithë Shqipëria. Të thuash që prej kësaj ceremonie mortore qyteti i Gramshit në datën 7 Shtator 2010 u dyfishua si numër banorësh, vërtetë pasqyron një realitet. Këtë ceremoni të thjesht mortore, pa fjalime, por që “foli” shumë mbajtja e arkivolit në krahë nga një numër i konsiderueshëm të rinjsh, që ndërroheshin vazhdimisht, deri në varrezat e qytetit, afro 3 km rrugë, si dhe udhëtimi i të mbi tetë mije pjesëmarrësve në këtë kortezh në këmbë, do ta dëshironte çdo qeveritar i lartë i shtetit kur t’i vijë dita.

Por cili ishte shkaku i vdekjes se Agron Dervishit? Agroni kishte një gjendje shëndetësore të mirë, ashtu siç e kanë përgjithësisht njerëzit “baballëk”, si ai. Në datën 5 Shtator 2010 udhëtoi me autoveturën e tij për në Durrës.

Kishte për të zgjidhur një hall familjar. Mori me vete edhe djalin e tij adoleshent. Pasi mbaruan punë, rreth orës 22.00 u nisën nga Durrësi për të ardhur në Gramsh. Tek “Plepat”, në Durrës parkoi autoveturën dhe doli për të pirë një kafe, si dhe për t’i dhënë djalit një pije freskuese. Në momentin që ai ishte në cepin fundor të autoveturës së vet, vjen me një shpejtësi të paparë një autoveturë “Xhip” me targa greke dhe e godet me tërë forcën e saj në trup, duke e vënë përpara Agronin dhe autoveturën e tij. Djali që sapo kishte hapur derën e makinës për të zbritur dhe për të shkuar pas të atit, pa skenën dhe u rifutë në autoveturë. Për rrjedhojë pësoi vetëm pak plagë të lehta. Ndërsa Agron Dervishi vdiq me një herë nga plagët e rënda që mori prej kësaj goditje fatale.

Shoferi i “Xhip”-it, me targa greke, burrë rreth 50 vjeç, iku nga vendi i ngjarjes. Por policia që ndodhej pranë dhe e pa ngjarjen e kapi dhe e arrestoi atë. Personat që u ndodhën në vendngjarje thonë se ky shofer që bëri këtë aksident kaq të rëndë ishte komplet i alkolizuar. Nuk shihte më çfarë kishte përpara!

Krimi ndodhi në orën 22.00 të datës 05.09.2010. Ndryshe nga herët e tjera, kur çfarëdo ndodh në Shqipëri, qoftë edhe një plagosje, qoftë edhe një kanosje, jepet me një herë në kronikën e zeze, e madje të nesërmen mbushet faqet e gazetave dhe titrat e masmediave elektronike, kjo ngjarje e rëndë nuk u raportua fare si krim.

Në Australi, për shkak të një aksidenti të vogël me një avion sportiv, një pjesë metalike e tij u shkëput dhe vrau një njeri pak ditë më parë. Lajmi u dha në të gjithë botën.

Në Shqipëri, pranë qytetit të Durrësit, 20 km larg kryeqytetit të vendit, duke shkelur në mënyrë flagrante rregullat e qarkullimit rrugor vritet një 46 vjeçar, i cili ishte në hallin e vet. I mbyllet atij jeta në një moshe ende të re, u jepet prindërve, motrave dhe të afërmve të tij një plagë kaq e rëndë dhe e pashërueshme, i lihen fëmijët jetim, dhe policia e shtetit, për të qenë në rregull “me statistikat”, apo për motive të tjera të dobëta, fsheh krimin. E për më keq akoma, për “t’i bërë mirë” shkelësit të ligjit, domethënë për ta “ruajtur” atë nga zhurma mediatike dhe për t’i bërë “nderin” më pas, duke ia hequr prangat kur të duan (se nuk mori vesh askush kur ia vunë prangat dhe përse), jo vetëm që nuk e raportojnë këtë krim, jo vetëm që nuk bëjnë transparencën e tij, sepse u vra një njeri që ka “një ushtri” nga pas, por për më keq, bëhet “kompromis korruptiv” edhe me të gjithë korrespodentët e masmediave të shkruara dhe elektronike të qytetit të Durrësit, të cilët në unison me të keqen nuk e pasqyruan si lajm krimin e datës 05.09.2010, ora 22.00 te “Plepat” në Durrës, që solli si pasojë vrasjen e një njeriu të mirë, kortezhin e pa parë mortor të të cilit do ta kishin zili dhe do e kërkonin edhe personat që e fshehën këtë krim të rëndë, kur t'u vijë vafti të vdesin nesër.

(*) Dërguar nga autori

KOMENTE