Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Obama apel: Djegia e Kuranit, ndihmon Al Kaidën në rekrutimin e militantëve
English

Obama apel: Djegia e Kuranit, ndihmon Al Kaidën në rekrutimin e militantëve

Washington, 9 shtator, NOA – Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Barack Obama ka zgjedhur ditën e shenjtë të Bajramit të Madh, që përmbyll sakrificat e agjërimit të besimtarëve muslimanë gjatë muajit të madhënueshëm të Ramazanit, për t’i bërë apel pastorit të një kishe të vogël në Florida që të heqë dorë nga planet për djegien e Kuranit, të cilën pastori amerikan e ka paralajmëruar ta realizojë pikërisht të shtunën, në përvjetorin e nëntë të shpërthimit të kullave binjake, më 11 shtator të 2001-it, një ditë që përkon edhe me ditët e shenjta të Bajramit.

“Djegia e Kuranit është tërësisht kundër vlerave tona si amerikanë”, ka deklaruar për mediat amerikane shefi i Shtëpisë së Bardhë, i cili në politikat e tij po rreket të mbërrijë në paqëtimin e marrëdhënieve me të gjitha vendet e botës muslimane.

Zoti Obama i konsideroi planet për djegien Kuranit të shenjtë islam, si shkatërruese dhe një qëndrim i rrezikshëm, që do të ndihmonte terroristët e Al Kaidës të rekrutojnë militantë.

Edhe komandantët ushtarakë të SHBA-ve janë prononcuar se djegia e Kuranit mund të rrisë numrin e sulmeve kundër trupave amerikane në Afganistan apo në vende të tjera.

Por, prej ditësh panet e kishës së Floridas për të djegur qindra kopje të Kuranit kanë rritur zemërimin e besimtarëve në tërë botën.

Selia e shenjtë e krishtërimit, Vatikani i ka dënuar planet e pastorit të kishës së vogël në Florida.

Më herët, Presidenti i Indonezisë, Susilo Bambang Judoiono, i kishte kërkuar presidentit obama të ndërhynte personalisht për zgjidhjen e kësaj çështjeje, që lëndon dhe fyen rëndë besimtarët islamë në të gjithë botën e qytetëruar muslimane.

Madje, India dhe Pakistani i kërkuan autoriteteve amerikane të ndërmarrin veprime me forcë dhe që media amerikanë të mos e mbulojë ngjarjen, në rast se ajo do të bëhet realitet në 11 shtator.

Por, autoritetet amerikane janë shprehur se nuk mund të bëjnë shumë për të ndaluar djegien e Kuranit, pasi sipas tyre liria e fjalës garantohet në Kushtetutë.

Vetë, pastori i kishës që paralajmëroi djegien e Kuranit të shenjtë, ka deklaruar se djegia e qindra kopjeve të Kuranit më 11 shtator, në përvjetorin e sulmeve terroriste kundër SHBA-ve, synon të ngulitë në vëmendjen e botës, se islami është një fe e dhunshme.

mit/NOA
KOMENTE