Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
OSBE: Klima politike, po pengon reformën zgjedhore
English

OSBE: Klima politike, po pengon reformën zgjedhore

Tiranë, 9 shtator, NOA Update – “Klima politike, që nga raporti i vitit të shkuar, është karakterizuar nga mosmarrëveshja politike mes qeverisë dhe partisë kryesore opozitare, Partisë Socialiste, në lidhje me zgjedhjet parlamentare 2009”.

Kështu nis përshkrimin e situatës aktuale politike në Shqipëri, raporti i OSBE-së i cili po paraqitet aktualisht në Vjenë, para Këshillit të Përhershëm të kësaj organizate nga ambasadori i saj në Tiranë, Robert Bosch.

Raporti citon më tej se “megjithëse një axhendë legjislative është mbajtur gjatë vitit të shkuar, sidomos në fusha thelbësore që kanë të bëjnë me procesin e liberalizimit të vizave, luftën kundër krimit të organizuar dhe korrupsionit, reformën ekonomike dhe policinë gjyqësore, mungesa e dialogut politik ka penguar mundësinë e ligjvënësit për të miratuar disa ligje të nevojshme për të çuar përpara axhendën e integrimit”.

Duke shtuar se OSBe nga ana e saj, është duke u përpjekur që ta nxisë klasën politike shqiptare që të gjejë të njëjtin nivel vullneti politik që arritën të gjenin për të miratuar ndryshimet kushtetuese të vitit 2008, megjithëse këto ndryshime nuk u mirëpritën aspak nga partitë më të vogla.

“Në të vërtetë, standardet e zgjedhjeve shqiptare janë të ngritura në themel mbi vullnetin e mirë politik të ndërtuar nga vetë klasa politike. Sistemi i administratorëve të zgjedhjeve të caktuar politikisht ka qenë një arsye kyçe shqetësimi dhe, megjithëse herët a vonë Shqipëria, më në fund, mund të kalojë në një sistemi jopartiak të administrimit të zgjedhjeve, një vullnet më i madh politik do të nevojitet për të garantuar përmbushjen e plotë të standardeve ndërkombëtare, në zgjedhjet e ardhshme për qeverinë vendore”, sqaron më tej raporti i OSBE-së.

Një tjetër pasojë e ngërçit, sipas tij, ka qenë paaftësia e klasës politike për të filluar punën për adoptimin e reformës zgjedhore të nevojshme me qëllim përmirësimin e mëtejshëm të zgjedhjeve të ardhshme vendore.

“Praktika më e mirë ndërkombëtare sugjeron që kjo reformë duhet të përfundohet rreth gjashtë muaj përpara zgjedhjeve. Meqë zgjedhjet vendore janë planifikuar për t’u zhvilluar në maj 2011, kjo do të thotë që puna duhet të përfundojë brenda nëntorit 2010. Duke qenë se tani jemi në shtator dhe nuk është bërë asnjë progres, është vështirë të shihet sesi afati i nëntorit mund të arrihet, sidomos duke pasur parasysh se komisioneve të mëparshme parlamentare ad hoc u është dashur përherë mbi tre muaj për të përfunduar punën e tyre”, citon raporti.

“Në të vërtetë, një proces konsensual reforme, i bazuar në rekomandimet e raportit të fundit të OSBE/ODIHR-it, duhet të fillojë sa më shpejt dhe të përfundojë pas një procesi të përshtatshëm konsultimi - një procesi me qasje gjithëpërfshirëse. KQZ-ja, më pas, do të jetë në gjendje të zbatojë me efektivitet çfarëdo ndryshimesh për të cilat do të bihet dakord në fund. Një kusht parësor për mbajtjen e zgjedhjeve të suksesshme dhe kjo është, edhe një herë, e lidhur ngushtë me çështjen e vullnetit politik do jetë plotësimi i listave të zgjedhësve në kohën e duhur, ku një qasje bashkëpunuese mes qeverisë qendrore dhe asaj vendore, pa dallim nga ngjyrimet politike, do të jetë thelbësore për zhvillimin e suksesshëm të zgjedhjeve”, përfundon raporti.

n.e/NOA

KOMENTE