English

Qeveria: Përshëndesim ndryshimin e rezolutës serbe

Prishtinë, 9 Shtator, NOA – “Projekt-rezoluta e re, e përkrahur nga të gjitha vendet anëtare të BE-së dhe e mbështetur edhe nga Shtetet e Bashkuara, është në përputhje të plotë me realitetin e krijuar në Kosovë dhe në rajon”.

Kështu është shprehur në një deklaratë të posaçme, qeveria e Kosovës, duke përshëndetur negocimin e suksesshëm të ndërkombëtarëve me Serbinë, për të mundur të ndryshojnë dokumentin e paraqitur prej kësaj të fundit në Asamblenë e Përgjithshme të Organizatës së Kombeve të Bashkuara.

Më tej, kjo deklaratë thekson se qeveria e Kosovës është e kënaqur që projekt-rezoluta e përgatitur nga Serbia është tërhequr nga diskutimi dhe mirëpret vendimin e Serbisë për të pranuar draft-rezolutën e re të përgatitur nga Bashkimi Evropian dhe Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

n.e/NOA

KOMENTE