Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Zakoni i duhanpirjes, i shkruar në zinxhirin e ADN
English

Zakoni i duhanpirjes, i shkruar në zinxhirin e ADN

Milano, 9 shtator, NOA - Pirja e duhanit është e lindur, të paktën pjesërisht. Dëshira e papërmbajtshme ndaj cigareve dhe bashkë me të, rreziku i zhvillimit të kancerit të mushkërive, janë të shkruara pjesërisht në genet që secili nga ne trashëgon që nga lindja.

Një fakt i tillë pohohet në një studim të botuar në Itali, në gazetën e Institutit Kombëtar të Kancerit (JNCI) i cili identifikon një gjen, CHRNA5 i cili ndikon në rritjen e ndjeshmërisë për pirjen e duhanit dhe zakonit të blerjes së cigareve.

Një zbulim i dobishëm ky për duhanpirësit që duan të ndalojnë, pasi tani shkencëtarët kanë një objektiv të ri, atë të goditjes në shënjestër të sigurt të genit përgjegjës për varësinë nga nikotina.

Rezultati ka ardhur pas vitesh studimi nga ana e ekspertëve të IRCCS-së, Institutit Kombëtar të Kancerit në Milano, duke realizuar punën e nisur nga studimet ndërkombëtare në vitet e fundit.

“Deri tani, dihej se kromozomi 15 përmban gjashtë gjene që lidhen me pirjen e duhanit dhe sëmundjen e enëve të gjakut”, shpjegon Thomas Dragani.

Hulumtuesit nuk ishin megjithatë në gjendje të identifikojnë gjenin e vetëm të përfshirë, ose për të kuptuar pse disa individë janë më të ndjeshëm ndaj tymit të cigareve se të tjerët.

n.e/NOA

KOMENTE