Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Kosovë, vitin tjetër ndahet çmimi “Bekim Fehmiu”
English

Kosovë, vitin tjetër ndahet çmimi “Bekim Fehmiu”

Prishtinë, 10 shtator, NOA /Milena Selimi - Emri i Bekim Fehmiut do të përjetësohet në një çmim të përvitshëm, të cilin do ta meritojë, aktori, apo aktorja më e mirë gjatë një viti në hapësirën kosovare.

Ky lajm vjen nga ministria për Kulturë Rini dhe Sporte e Kosovës, e cila sqaron se “Çmimi Bekim Fehmiu”, do të ndahet nga kjo ministri dhe ky çmim do t’i besohet njërit prej festivaleve ekzistuese të filmit në Kosovë.

“Një nga festivalet e filmit në Kosovë do të gëzojë të drejtën e dhënies së këtij çmimi. Nuk dihet se cili festival do ta marrë këtë të drejtë, pasi që grupi punues do të punojë edhe në këtë drejtim”, ka thënë ministri I MKRS-së së Kosovës, Lutfi Haziri.

Disa nga festivalet ekzistuese të filmit në Kosovë “Prifilmfest”, “Dokufest”, “Shqipfilmfest” shumë shpejt do të njihen me kriteret e vlerësimit për dhënien e këtij çmimi.

Nga vdekja e aktorit të madh shqiptar, Bekim Fehmiu, të gjitha ngjarjet kulturore të zhvilluar brenda Kosovës, por edhe jashtë saj kanë organizuar aktivitete, ku kanë kujtuar jetën dhe veprimtarinë e këtij aktori që ka jetuar dhe vepruar në Beograd të Serbisë, por që ka patur edhe një karrierë të shkëlqyer ndërkombëtare.

“Pothuajse të gjitha festivalet ekzistuese në Kosovë, por edhe aktivitetet e tjera kulturore kanë kujtuar jetën dhe veprimtarinë e Bekim Fehmiut. Edhe në kuadër të 100 vjetorit të lindjes së Nënës Terezë që po shënohet në Kosovë, është menduar të kujtohet ky aktor i madh shqiptar”, ka thënë Haziri.

Pas vdekjes tragjike të aktorit Bekim Fehmiu, edhe festivale dhe aktivitete të ndryshme kulturore të shteteve të huaja kanë kujtuar këtë aktor, si Festivalin Ndërkombëtar të Filmit në Sarajevë, të cilët, hapjen e edicionit të fundit e kanë bërë me prezantimin e filmit “Mbledhësit e puplave”, ku Bekim Fehmiu luante rolin e një romi, apo “Summer Film Fest Festival” që u organizua në Durrës në muajin shtator, ku u bënë homazhe emrit dhe veprës së tij kinematografike .

Bekim Fehmiu, lindur më 1 qershor të vitit 1936 në Sarajevë të Bosnjë e Hercegovinës, ka arritur të jetë shumë i suksesshëm në arenën e kinematografisë botërore, për të luajtur në shumë filma me figura të njohura të filmit. Aktori Bekim Fehmiu është një nga emrat më të dëgjuar shqiptarë të aktrimit.

Ai është bërë i famshëm me filmin "Unë kurrë nuk kam parë ciganë të lumtur", në vitin 1966. Deri në atë kohë, ai kishte studiuar dhe ishte bërë i njohur nga shumë shtëpi filmi nëpër botë. Ai është aktori i parë shqiptar i filmit dhe i teatrit, i cili ka luajtur me sukses në filmat dhe skenat e gjithë hapësirës së ish-Jugosllavisë. Ka qenë një nga personalitetet që ka lënë gjurmë në kinematografinë ballkanike, por mbi të gjitha, ai është i madh për kontributin artistik në kinematografinë botërore.

Rolet e tij në "Prova speciale", "Odiseja", "Aventurieri", "Rruga", "Vitet e nxehta", "Dezertori", përmenden si kryevepra.

Bekim Fehmiu u vetëvra më 15 qershor të këtij viti në banesën e tij në Beograd.

m.s/n.e/NOA

KOMENTE