Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Kryetarja e Gjykatës së Lartë, kritikon Topin dhe Parlamentin: Jini më të vëmendshëm
English

Kryetarja e Gjykatës së Lartë, kritikon Topin dhe Parlamentin: Jini më të vëmendshëm

“Rastet e përsëritura që kjo gjykatë lihet me vende vakante për një kohë të gjatë na detyrojnë të ngremë zërin qe kjo situate e krijuar te mos zgjasë shume, dhe te mos vërehen raste të tilla në të ardhmen”

Tiranë, 10 shtator 2010 NOA – Kryetarja e Gjykatës së Lartë, shfrytëzoi sot ceremoninë e betimit të anëtarit më të ri, për të kritikuar kryetarin e shtetit dhe Kuvendin për zvarritjen e vazhdueshme në emërimet e gjyqtarëve të rinj.

“Përzgjedhja e kandidaturave dhe vendimmarrja për të plotësuar edhe tre vendet vakante, kërkon angazhim serioz e përgjegjësi të lartë, por rastet e përsëritura që kjo gjykatë lihet me vende vakante për një kohë të gjatë na detyrojnë t’i bëjmë apel Presidentit të Republikës dhe Kuvendit të Shqipërisë për t’i kushtuar vëmendjen e duhur e gjetjen e mirëkuptimit parimor për plotësimin e vendeve vakante të krijuara që prej 2 Majit 2009 e në vazhdim në Gjykatën e Lartë”, - deklaroi znj. Beçaj.

Menjëherë më pas, ajo u kujtoi Topit dhe Parlamentit se “ky është një detyrim kushtetues qe duhet plotësuar me përgjegjësi e në kohën e duhur me qëllim mirëfunksionimin e detyrës tonë, përmbushjen e misionit për gjykim të drejtë dhe të shpejtë”.

Deklarata e znj. Beçaj u bë sot përpara trupës gjyqësore të Gjykatës së Lartë, ndërsa u zhvillua ceremonia e betimit të gjyqtarit të ri Medi Bici që mori një mandat 9-vjeçar.

Anëtari më i ri i Gjykatës së Lartë, u betua solemnisht se do t’i qëndrojë kurdoherë besnik Kushtetutës së Republikës së Shqipërisë, ligjeve në fuqi duke respektuar rregullat e etikës profesionale.

Gjyqtari Bici fillon mandatin e tij 9 – vjeçar ne plotësim te vendeve vakant te krijuara pas mbarimit te mandatit te gjyqtareve Perikli Zaharia, Evgjeni Sinoimeri, Irma Bala dhe daljes ne pension nga gjyqtari Spiro Spiro.

Ndaj gjatë fjalës së mbajtur me rastin e kësaj ceremonie solemne në ambientet e Gjykatës së Lartë, Kryetarja e kësaj gjykate Shpresa Beçaj theksoi se “që Gjykata e Lartë të funksionoje me përbërje te plote duhet te emërohen edhe 3 gjyqtare te tjerë”.

“Rastet e përsëritura që kjo gjykatë lihet me vende vakante për një kohë të gjatë na detyrojnë të ngremë zërin qe kjo situate e krijuar te mos zgjasë shume, dhe te mos vërehen raste të tilla në të ardhmen”, - theksoi Beçaj.

Ajo argumentoi këtu se ngarkesa ne çështjet ne Gjykaten e Larte eshte e madhe dhe ato shtohen nga njeri vit ne tjetrin.

Kurse kujtoi faktin se në këtë gjykate gjykohen çështje te rëndësishme, te veshtira e delikate, gjykimi i te cilave kerkon pune te madhe, angazhim serioz e përgjegjësi te larte.

“Megjithë vështirësitë e mëdha te krijuara nga mungesa për një kohe te gjate te gjyqtareve, ne jemi përpjekur qe kjo gjykate te funksionoje normalisht, por nuk mund te le pa thënë se mosfunksionimi me trupe te plote objektivisht ka sjelle zgjatjen e kohës për përfundimin e gjykimit te çështjeve dhe mosfunksionimin e Kolegjeve te Bashkuara për unifikimin e praktikes gjyqësore”, - evidentoi Beçaj.

e.r/NOA

KOMENTE