Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
METE: Uji, do të unifikohen kontratat mes konsumatorëve dhe operatorëve
English

METE: Uji, do të unifikohen kontratat mes konsumatorëve dhe operatorëve

Tiranë, 10 shtator, NOA – Kontratat mes konsumatorëve dhe operatorëve do të unifikohen, duke përcaktuar në ato të rejat të drejtat dhe detyrimet e palëve.

Këtë fakt e ka bërë me dije sot gjatë një konference për shtyp, drejtori i Përgjithshëm i Politikave Tregtare në METE, Besjan Pesha bashkë me kryetarin e Entit Rregullator të Ujit, Avni Dervishi, në lidhje me unifikimin e kontratave mes konsumatorëve dhe operatorëve të Ujësjellës-Kanalizimeve, një nismë kjo që vjen në mbrojtje të konsumatorit.

Dervishi nga ana e tij, theksoi se puna për unifikimin e kësaj kontrate ka filluar dhe për momentin është në nivel ekspertesh, për të gjetur bazën e duhur ligjore.

“Ftojmë dhe institucione të tjera përgjegjëse në këtë sektor për të dhënë kontributin e tyre në këtë nismë”, tha ai.

Kurse Pesha theksoi rëndësinë e uniformizimit të kësaj kontrate midis konsumatorëve dhe operatorëve.

“Kjo kontratë jo vetëm do të jetë e njëjtë për të gjithë konsumatorët, por në të do të përcaktohen qartë të drejtat dhe detyrimet e të dyja palëve. Tashmë ka ardhur koha që çdo konsumator, jo vetëm për këtë shërbim por, për çdo lloj shërbimi tjetër, të dijë të drejtat dhe detyrimet e tij. Kjo patjetër që do të sjellë edhe përmirësime në shërbim”, u shpreh drejtori i Përgjithshëm i METE-s.

Më tej, të dy kanë sqaruar sesi kjo iniciativë për unifikimin e kontratës do të përfshijë të gjithë elementët e nevojshëm të një kontrate si orari i furnizimit, çmimi i miratuar nga ERRU, sikundër u tha se penalizimi do të jetë pjesë e kontratës.

Ndërsa për rritjen e çmimit të ujit u tha se ai do të realizohet në momentin që çdo operator depoziton tek ERRU një kërkesë të tillë dhe pas marrjes në shqyrtim, Komisioni Kombëtar Rregullator e miraton këtë rritje të çmimit.

n.e/NOA

KOMENTE