Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Ndalohet protestuesi i Hamallajt, organizoi tubimet kundër ndërtimorëve
English

Ndalohet protestuesi i Hamallajt, organizoi tubimet kundër ndërtimorëve

Durrës, 10 shtator, NOA – Dy muaj më parë do të merrte pjesë në protestat që banorët e Hamallajt organizuan kundër policëve ndërtimorë në Hamallaj të Durrësit, ndërsa sot rezulton i vënë në pranga prej forcave të policisë.

Bëhet fjalë për 18-vjeçarin Altin Lleshaj, lindur në Mirditë dhe banues në Hamallaj të Durrësit, i cili njihet si organizator i protestave të zhvilluara në këtë zonë në fillim të muajit korrik.

Pikërisht atëherë, kur kishte nisur edhe sezoni turistik, forcat e Inspektoriatit Ndërtimor kryen një ndërhyrje për ndërtimet pa leje në zonën e Hamallajt, por aty ndeshën në reagimin e banorëve, të cilët i kundërshtuan ato.

Mësohet se konkretisht, Altin Lleshaj, ka qenë një ndër organizatorët e këtyre protestave dhe tashmë ai është ndaluar prej forcave të policisë për veprat penale të organizimit dhe pjesëmarrjes në grumbullime të paligjshme, prishjes së qetësisë publike, pengimit të mjeteve të transportit, kundërshtimit të punonjësit të policisë dhe goditjes për shkak të detyrës.

Ai rezultonte si i shpallur në kërkim nga policia e Durrësit, që nga data 9 korrik 2010, ndërsa tani materialet rreth tij iu kaluan për ndjekje prokurorisë së këtij qyteti.

n.e/NOA

KOMENTE