Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Skandali/ 52 turistë çekë pengohen të vizitojnë parkun e Orikumit
English

Skandali/ 52 turistë çekë pengohen të vizitojnë parkun e Orikumit

Orikum, 10 shtator, NOA / Gëzim Llojdia - Një autobus më 52 turistë çekë pengohet të vizitojë Parkun Arkeologjik Orikum.

Skandali merr përmasa në një kohë kur turistët e huaj ngelën të zhgënjyer dhe me gjeste e veprime treguan atë që po ndodhte përpara syve të tyre.

Moslejimin nga ushtarët e postbllokut të autobusit çek i ardhur prej kilometrash larg, është justifikuar me mungesën e punonjësve të Parkut Arkeologjik.

Shqipërinë nuk mund ta mbajë dot vetëm 2 muaj sezon turistik në një kohë që është kërkuar prej kohësh zgjatja e sezonit turistik, madje duke kapur edhe kufirin turizëm gjithëvjetor.

Ky autobus çek me 52 turistë që kthehej i dëshpëruar nga pengimi, ishte pjesë e një marrëveshje për të sjellë turistë në këtë sit arkeologjik.

Në radhë të parë duhet kërkuar përgjegjësi reale.

Përse kthehet autobusi me turistë në një kohë që turizmi do të mbetet prioritar edhe për vitet e ardhshëm në këtë vend?

Përse nuk është kryer më parë marrëveshje me autoritete ushtarake për të lejuar turistët sipas një rregulli që ka ekzistuar?

Nëse kishte ditë pushimi, lihet një punonjës për të pritur turistët i cili e bënë pushim në ditën pasardhëse.

n.e/NOA

KOMENTE