Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Zbulohet skemë piramidale në Greqi, e drejton një shqiptar
English

Zbulohet skemë piramidale në Greqi, e drejton një shqiptar

Patra, 10 Shtator 2010 NOA - Shqiptarët në vendlindjen e tyre, në vitet ’90 mashtronin e vidhnin hapur në sy të shtetit që flinte, bashkëkombësit duke u marrë miliona dollarë me premtime se do t’ua disafishonin në pak kohë.

Por këto skema veçse përlanë paratë e shqiptarëve. Kurse tani, një tjetër skemë piramidale sërish me protagonistë shqiptarë është zbuluar, por më e sofistikuar, me shqiptarë që jepnin para me përqindje dhe kur u ktheheshin, mbanin dhe një haraç të majmë.

Zbulimi është bërë dje nga policia greke e antikrimit ekonomik në Patra, raporton korrespondenti i agjencisë NOA që citon burimet zyrtare nga Policia e Shtetit grek.

Konfirmohet se një 35 vjeçar shqiptar dhe bashkëortakja e tij 34 vjeçare janë arrestuar si autorë të veprës penale të vjedhjes përmes mashtrimit dhe krijimit e mbajtjes së skemave financiare mashtruese.

Arrestimi i të dyve u bë pasditen e se enjtes, pasi disa ditë më parë një biznesmen grek kishte denoncuar se detyrohej nga i riu shqiptar që kundrejt parave që merrte hua, të kthente më pas vlerë shtesë që ishte jo më pak se 60 për qind e totalit në vit ose pesë për qind në muaj.

Hetimi u krye jo vetëm nga antikrimi ekonomik por edhe nga Sigurimi grek dhe në Patra u mblodhën disa denoncime të ngjashme për dhënie huash me interes 60 për qind në vit.

Biznesmeni 45 vjeçar nga Patra, i cili denoncoi i pari, tha se kishte marrë në formë huaje 55 mijë euro dhe deri tani i kishte dhënë 70 mijë euro ose 14 mijë euro më shumë nga sa kishte marrë dhe e gjithë kjo shumë, për mbajtjen e këtij borxhi për disa muaj.

Sot në mëngjes, dy të dyshuarit dolën para gjykatës në Patra ku u vendos mbajtja në burg e tyre deri në përfundim të hetimit dhe daljes në proces gjyqësor.

n.s/e.r/NO

KOMENTE