Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
“Ballkanika 2010”, caktohet në Vlorë çmimi për romanin më të mirë të Ballkanit
English

“Ballkanika 2010”, caktohet në Vlorë çmimi për romanin më të mirë të Ballkanit

Vlorë, 11 shtator, NOA - Edicioni i 12-të i Çmimit letrar “Ballkanika” për veprën më të mirë letrare të vendeve të Ballkanit për vitin 2009 - 2010 do të organizohet në Shqipëri, ndërsa fituesi për romanin më të mirë të Ballkanit do të shpallet në Vlorë, brenda muajit nëntor 2010.

Organizimi i edicionit të 12 të konkursit për veprën më të mirë letrare të vitit 2009 - 2010 të vendeve të Ballkanit për vitin 2010 do të organizohet në Shqipëri. Shpallja e fituesit për romanin më të mirë ballkanik për vitin 2009 - 2010 do të bëhet në qytetin e Vlorës në nëntor të këtij viti.

Një juri ndërkombëtare e përbërë nga një anëtar nga secili vend do të vendosë për veprën më të mirë të Ballkanit.

Në ceremoni, veç anëtarëve të jurisë, autorëve kandidatë dhe botuesve organizatorë, do të jenë të pranishëm personalitetet më të njohur të jetës kulturore në Shqipëri dhe personalitetet më të larta të jetës politike të këtij vendi, por edhe nga vendet pjesëmarrëse.

Organizator i këtij edicioni ndërkombëtar dhe përfaqësuese e Shqipërisë për veprën më të mirë nga letërsia bashkëkohore shqiptare do të jetë Instituti i librit dhe i promocionit “Toena”.

Shpërblimi për fituesin

Fituesit të shpallur si autori i romanit më të mirë të Ballkanit për vitin respektiv i jepet Diploma përkatëse e Nderit, një distinktiv me simbolin e Ballkanikës, një premio financiare (5.000 – 10.000 euro).

Botuesit organizatorë të të gjitha vendeve ballkanike kanë detyrimin që ta botojnë romanin fitues në vendet e tyre. D.m.th., brenda një viti apo diçka më shumë vepra e autorit fitues përkthehet në shumë gjuhë të huaja njëherësh. Botuesve u lind mundësia që, sipas dëshirës dhe vlerësimit nga ana e tyre, të botojnë në vendin e tyre të gjitha veprat që kanë konkurruar në “Ballkanika”, duke qenë se janë veprat më të mira të botuara në rajon.

Autorët shqiptarë që kanë konkurruar në 11 edicionet e “Ballkanika”:

1997: Fatos Kongoli, Kufoma.

1998: Ismail Kadare, Tri këngë zije për Kosovën.

1999: Besnik Mustafaj, Boshi.

2000: Vath Korreshi, Ujku dhe Uilli.

2001: Fatos Kongoli, Dragoi i fildishtë.

2002: Fatos Kongoli , Ëndrra e Damokleut. (Fitues).

2003: Mimoza Ahmeti, Absurdi koordinativ.

2004: Diana Çuli, Engjëj të armatosur.

2005: Aurel Plasari, Lufta e Trojës vazhdon.

2006: Ylljet Aliçkaj, Rrëfenja me ndërkombëtarë.

2007: Bashkim Shehu: Angelus Novus.

Juria shqiptare dhe përfaqësuesi shqiptar në jurinë ndërkombëtare

Juria shqiptare, që do të vlerësojë dhe propozojë autorin dhe romanin shqiptar si konkurrent për çmimin “Ballkanika” do të përbëhet nga: Prof. dr. Jorgo Bulo, Piro Misha, Diana Çuli, Preç Zogaj, Virgjil Muçi. Ndërsa në jurinë ballkanike Shqipëria do të përfaqësohet nga Diana Çuli.

Autori shqiptar dhe romani i tij që do të konkurrojnë

Juria e mësipërme do të përzgjedhë veprën dhe autorin shqiptar që do të konkurrojë për Çmimin letrar “Ballkanika”, si vepra më e mirë e Ballkanit nga vitet 2009 -2010. Si fillim juria do të listojë romanet e botuara në gjuhën shqipe nga autorë shqiptarë gjatë dy viteve të fundit. Në fazën e parë do të përzgjidhen 10 romanet më të mira që do të vazhdojnë konkurrimin, të cilat do të bëhen publike. Në fazën e dytë do të përcaktohen 3 romanet konkurruese dhe prej tyre do të përcaktohet romani dhe autori që do t’i paraqiten jurisë ndërkombëtare për të përfaqësuar Shqipërinë dhe për të konkurruar për fitimin e titullit të romanit më të mirë të Ballkanit.

n.e/NOA

KOMENTE