Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Berisha: Siç ndërtuam autostradën e kombit do ndërtojmë të ardhmen
English

Berisha: Siç ndërtuam autostradën e kombit do ndërtojmë të ardhmen

Kukës, 11 shtator, NOA – “Le të vazhdojmë së bashku rrugën që kemi nisur. Rrugën jo kudo e kemi si autostradën, por me mund dhe djersë, siç ndërtuam autostradën, do të ndërtojmë të ardhmen tonë”.

Duke iu referuar rrugës së Kombit, asaj Durrës-Kukës, nga qyteti verior i Kukësit, ku inauguroi konviktin e shkollave të mesme të qytetit, një investim që i ka kushtuar buxhetit të shtetit 820 milionë lekë, kryeministri Sali Berisha ka ripërsëritur për qytetarët kuksianë se “Kjo vjeshtë është vjeshta e madhe e lëvizjes së lirë dhe e dinjitetit”.

Përballë qytetarëve të mbledhur, kryeministri Berisha u shpreh se ndërtimi i këtij konvikti është pjesë e projektit që qeveria nisi tre vjet më parë, për ndërtimin e një zinxhiri konviktesh në të gjitha qytetet e zonës verilindore dhe juglindore të vendit, dhe se ky projekt ka bërë të mundur që fëmijët e zonave më të thella, kudo që ndodhen dhe që kanë dëshirë të ndjekin shkollat e mesme, të kenë mundësi t’i ndjekin ato.

“Në të gjitha zonat, në të gjitha qytetet e zonës verilindore dhe juglindore, funksionojnë konvikte të cilat strehojnë me mijëra e mijëra djem dhe vajza që ndjekin shkollat e mesme. Sistemi i konvikteve që ne vendosim, së bashku me infrastrukturën e re që kemi ndërtuar, kanë bërë të mundur që këtë vit në bankat e shkollave të mesme të vendit të ulen rreth 91 përqind e të gjithë fëmijëve që kanë mbaruar klasën e 9-të”.

Duke iu referuar përqindjes së lartë të regjistrimit të nxënësve në shkollat e mesme me 91 %, dhe në shkollat e larta, 70 %, shefi i qeverisë u shpreh se kjo arritje do të bëjë që shqiptarët të jenë një prej kombeve më të shkolluara në Evropë, një komb i lirë, që sipas Berishës e ndërton të ardhmen mbi dijen, progresin, shkencën.

Zoti Berisha përmendi rishtas investimet e mëdha të qeverisë të cilat sipas tij, kanë transformuar jo vetëm Shqipërinë, por po transformojnë edhe vetë rajonin e Ballkanit.

Në këtë kontekst shefi i qeverisë pas rrugës së Kombit, evidentoi atë të Arbrit, autostradën Tiranë - Elbasan, Boshtin e Jugut, si dhe investimet e larta në arsim e shëndetësi, të cilat sikundër theksoi kryeministri Berisha do të mbeten përparësi absolute e qeverisjes së tij.

Shefi i mazhorancës në kuadër të investimeve të mëdha të realizuara, nuk la pa përmendur opozitën, duke thënë se arritjet e qeverisë së tij tmerrojnë një grusht zemërligjsh, të cilët duan të ndërtojnë të ardhmen e tyre politike në pushtet mbi mashtrimin, trillimin dhe shpifjet.

“Këta shokë dhe zotërinj, të cilët nga mëngjesi deri në darkë vetëm akuzojnë dhe tregojnë me gisht, nuk janë të aftë t’ju thonë ju asgjë tjetër. Ata nuk mund t’ju ofrojnë ju asgjë. Lejet e ndërtimit i ndajnë me njëri – tjetrin. Këta janë e shkuara”, përfundoi fjalën e tij kryeministri Sali Berisha.

Në inaugurimin e konviktit të Kukësit kryeministri Berisha shoqërohej nga ministri i Arsimit dhe Shkencës, Myqerem Tafaj, deputetë dhe drejtues të pushtetit vendor.

mit/NOA

KOMENTE