Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Cigarja e parë? Gjatë verës kur jemi 10-11 vjeç, pastaj në korridoret e shkollës
English

Cigarja e parë? Gjatë verës kur jemi 10-11 vjeç, pastaj në korridoret e shkollës

Milano, 11 shtator, NOA - Ajo gjithmonë fillon si një shaka, sidomos në verë, ku jemi me pushime, e vazhdon më pas e thithur fshehurazi në korridoret e shkollës.

“Cigarja e parë” është gjithmonë sinonim i gëzimit, shoqërisë dhe kureshtjes, e cila mbërrin në jetën e djemve dhe vajzave në periudhën e viteve 10-11 të jetës së tyre, për të vazhduar më pas të thithet fshehurazi në korridoret apo kopshtet e pasme të shkollave, ndërsa adoleshentëve duket se u ka pëlqyer aroma e saj gjatë verës.

Kështu pohon një studim i fundit i realizuar nga Instituti i Epidemiologjisë në Milano të Italisë, i cili shton se edhe në qoftë se merret në doza të vogla, nikotina është në gjendje të krijojë varësi.

E pikërisht për këtë, ekspertët janë të mendimit se pirja e saj që në moshën e hershme, qoftë edhe me 1-2 cigare sa për kureshtje në ditë, mund të kthehet në një ves për tërë jetën pastaj, nga i cili nuk do të mund të ndalemi më kurrë.

Kjo gjeneron, sipas studiuesve, duhanpirës të vërtetë si edhe dëshirë për të pirë duhan, nervozizëm, ankth, frustrim, zemërim dhe vështirësi të përqendrimit.

Duhani dihet se është shkaku kryesor i sëmundjeve dhe vdekjes e mbetet faktor kryesor rreziku për kancerin në mushkëri.

Sipas të dhënave më të fundit, mbi 13% të të rinjve të moshës mes 18-24 vjeç, pijnë duhan rreth 10 cigare në ditë.

Ndërsa 11 të rinj të moshës deri 15, thuhet se në nivelin prej 16% kanë tymosur të paktën një herë cigare, ndërsa 3% vazhdojnë të tymosin të paktën një cigare në javë.

E me kalimin e kohës, kjo përqindje shtohet me nivelin prej 32%.

n.e/NOA

KOMENTE