Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Gjykata e Hagës vendos: Haradinaj s'lirohet
English

Gjykata e Hagës vendos: Haradinaj s'lirohet

Hagë, 11 shtator, NOA – Gjykata Ndërkombëtare për krime lufte në Hagë, ka refuzuar kërkesën e ish-kryeministrit të Kosovës, Ramush Haradinaj, për lirim të përkohshëm, duke përcaktuar në vendim se lirimi i tij do të mund të nxiste mbështetësit që t’i frikësojnë dëshmitarët.

Gjithsesi, vendimi përcakton që Haradinaj nuk paraqet rrezik personal për sigurinë e dëshmitarëve ose të viktimave, por gjithsesi, trupi gjykues paraqitet i mendimit se lirimi i tij mund të tërheqë më tepër vëmendje të mediave, duke e shtuar atmosferën kërcënuese për dëshmitarët.

Ndërkaq, avokati mbrojtës i tij, Michael O’Reilly, tha se mbrojtja gjendet e zhgënjyer para një vendimi të tillë të Gjykatës së Hagës.

“Vendimi i Tribunalit bazohet në nevojën, sikurse vështron, të mbrojë integritetin e procesit të gjykimit, pavarësisht gjetjeve pozitive në lidhje me z. Haradinaj personalisht”, tha ai.

Sikundër shtoi se mbrojta do të këshillohet me Haradinajn, para se ai të vendosë nëse do të ankohet kundër këtij vendimi të Dhomës së Apelit të Gjykatës.

“Megjithatë, mbrojtja është e inkurajuar nga deklarata e tribunalit që, siç qëndrojnë gjerat, rigjykimi i pjesshëm mund të fillojë pa ndonjë vonesë dhe se ky është faktori i cili është marr për bazë me rastin e vendim-marrjes”, thuhet në deklaratën për media të koordinatorit të ekipit të mbrojtjes, Michael O'Reilly.

Dhoma e Apelit e anuloi pjesërisht vendimin e Gjykatës të prillit të vitit 2008 e cila e kishte shpallur të pafajshëm Haradinajn.

n.e/NOA

KOMENTE