English

Johnny Depp më i paguari, 50 mln paund për 1 film

Hollivud, 11 shtator, NOA – Me një pagesë të fundit prej plot 50 milionë paund vetëm për një film, aktori Johnny Depp është cilësuar si aktori më i paguar në Hollivud aktualisht.

Bëhet fjalë konkretisht për rolin e Mad Hatter në filmin e Tim Burton, “Alice in Wonderland” (Liza në botën e çudirave), i cili i ka dhuruar një shumë të tillë marramendëse.

Lajmi është bërë me dijeni nga revista e njohur “Forbes”, e cila sipas një listimi të publikuar për aktorët më të paguar, e ka renditur të parin Johnny Depp.

Kjo edhe sepse ai së fundmi ka deklaruar gjithashtu se ka fituar 15 milionë paundë për të filmin “The Tourist”, ku do të luajë me aktoren e njohur, Angelina Jolie.

Ndërkaq, listimi i “Forbes” tregon sesi në vendin e dytë renditet Ben Stiller, me një pagesë prej 38 milionë paundësh, pas tij TomHanks me 30 milionë paundësh, si edhe Adam Sandler me një shumë prej 26.6 milionë paundësh në vendin e katërt.

Pas tyre, krijon didferencë për vendin e pestë në listim, aktori Leonardo Di Caprio – me një shumë prej 18.6 milionë paundësh e në fund të listimit janë Tom Cruise me 14.6 milionë paund, Brad Pitt me 13.3 milionë paund dhe George Clooney me 12.6 milionë paund.

n.e/NOA

KOMENTE