Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Ndiqnin tre keqbërës, dëmtohet rëndë një punonjës policie
English

Ndiqnin tre keqbërës, dëmtohet rëndë një punonjës policie

Tiranë, 11 shtator, NOA – Forcat e policisë së Tiranës kanë arrestuar në flagrancë tre persona, pasi rreth orës 02.00 të mëngjesit të ditës së djeshme, në rrugën “Jordan Misja” Tiranë, janë kapur në flagrancë duke vjedhur profile duralumini, në magazinën e firmës “ED-AL”.

Lajmi i konfirmuar për agjencinë e Lajmeve NOA bën me dije se ata janë konkretisht Zhulio N., 17 vjeç, banues në rrugën 5-Maji; Zef T., 16 vjeç, banues në rrugën “Jordan Misja”, me precedent të mëparshëm për veprën penale të vjedhjes dhe Ardit Q.,16 vjeç, *banues në rrugën “Jordan Misja” në Tiranë.

Gjatë ndjekjes së autorëve në vendin e kryerjes së veprës penale, është dëmtuar duke rënë nga një lartësi e magazinës së firmës “ED-AL”, oficeri i Patrullës së Përgjithshme, të Komisariatit të policisë nr.3, inspektor Roland Luzi, 32-vjeç, i cili aktualisht ndodhet në gjendje të rëndë shëndetësore, nën kujdesin e mjekëve në Spitalin Ushtarak Tiranë.

Ndaj tre shtetasve të mësipërm u mor masa e arrestit në flagrancë për veprën penale “Vjedhje të pasurisë” në bashkëpunim, parashikuar nga nenet 134 dhe 25 të Kodit Penal.

Ndërsa materialet hetimore të përpiluara në ngarkim të tyre i kaluan Prokurorisë së

Tiranës, për hetime të mëtejshme.

n.e/NOA

KOMENTE