Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Nëntë vjet nga 11 shtatori
English

Nëntë vjet nga 11 shtatori

Ceremonitë përkujtimore për të nderuar 3000 viktimat e sulmeve terroriste të 11 Shtatorit 2001 në Shtetet e Bashkuara edhe këtë vit janë të ngjashme me ato të viteve të kaluara.Emrat e viktimave lexohen në afërsi të vendit ku dikur ishte Qendra Botërore e Tregtisë në Nju-Jork, dy kullat e së cilës u sulmuan nga aeroplanët e rrëmbyer nga ekstremistët myslimanë. Rënia e këmbanave dhe muzika solmene e shoqëruar me minutën e heshtjes në orën kur ka ndodhur sulmi, janë pjesë e pandashme e ceremonive. Ceremoni të tilla do të mbahen dhe në Pentagon dhe në Shanksvill të Pensilvanisë.Këtë vit përkujtimit të viktimave të 11 Shtatorit i ka paraprirë debati pas planeve të shpalluara nga një pastor në Florida për djegjen e qindra kopjeve të Kuranit dhe kundërthëniet për ngritjen e një qendre kulturore islamike, në afërsi të nivelit zero në Nju-Jork.Presidenti Barak Obama ka marrë qëndrim të përcaktuar qartë për të dyja debatet.Barak Obama“Ideja se ne do të djegim librin e shenjtë të një besimi tjetër, është në kundërshtim me vlerat, të cilat i mbron ky vend”, ka thënë Obama.Ai ka tërhequr vërejtjen se plane të tilla do të shërbejnë si ndihmë për Al Kaidën në rekrutimin e militantëve të rinj.Në Afganistan të premten 11 persona u plagosën në protestat kundër planeve të pastorit Xhons për djegien e Kuranit.I biri i pastorit ka thënë se i ati i ka pezulluar për momentin planet për djegien e Kuranit, pas një telefonate nga Sekretari i Mbrojtjes, Robert Gejts.Përvjetori i nëntë është paraprirë dhe nga publikimi i një raporti të përgatitur nga ish-drejtuesit e Komisionit Hetimor për ngjarjet e 11 Shtatorit, ku thuhet se Shtetet e Bashkuara përballen me rrezikun në rritje nga militantët brenda vendit. Në raport ata quhen edhe si “amerikanizimi” i udhëheqjes së Al Kaidës në Shtetet e Bashkuara. Këta militantë janë të lindur apo të rritur në SHBA.Obama ka mbështetur pa mëdyshje dhe planet për ndërtimin e një qendre kulturore islamike, e cila përfshin dhe xhaminë, pranë vendit ku ndodhën sulmet terroriste të 11 Shtatorit në Nju-Jork. Obama ka nënvizuar rëndësinë e lirisë së besimit fetar dhe faktin se “nuk jemi në luftë me islamin”.Kundërshtarët e projektit kanë thënë se ngritja e xhamisë është mungesë respekti për familjarët e viktimave.Mbështetësit e ndërtimit të xhamisë mbrëmjen e së premtes janë mbledhur dhe kanë nderuar kujtimin e viktimave të 11 Shtatorit. Mes tyre ishte dhe kongresmeni Keith Elison, i pari mysliman që zgjidhet në Kongresin amerikan. Ky përkujtim përkoi dhe me fundin e ramazanit dhe festimin e Bajramit.Keith Ellison“Kjo sjell së bashku ato të cilat i nënvizon Ramazani – reflektimin, të menduarit për njerëzit në nevojë, të menduarit për mjekimin e plagëve dhe gjetjen e një gjuhe të përbashkët. Fakti që është e mundur të qëndroj me këta njerëz të mirë për Bajram është mënyra më e mirë e festimit të kësaj dite”, ka thënë Ellison.Pavarësisht debateve dhe tensioneve, të afërmit e vitkimave në heshtje e dhimbje kanë kujtuar më të dashurit e tyre që humbën jetën nga sulmet terroriste. Peter Marioni është një prej tyre. Ai humbi të atin, Lester, elektricist në katin e 105-të të Kullës Jugore të Qendrës Botërore të Tregtisë. Është jashtëzakonisht e vështirë ta kalosh këtë moment...“Pa dyshim është shumë emocionuese dhe shumë e trishtuar. Është jashtëzakonisht e vështirë ta kalosh këtë moment. Padyshim që ka dhe shumë zemërim, por mbi të gjitha përpiqemi të jemi aty për njëri-tjetrin”, është shprehur Marioni. Ai është anëtar i “American Brotherhood” një klub dashamirësish të motoçikletave, ngritur nga Xhon Kartier. Ky i fundit ka humbur vëllanë në sulmet e 11 Shtatorit dhe ishte çështje fati që shpëtoi vetë.Në kohën kur unë dhe motra vraponim që të shpëtonim, vëllai ynë humbte jetën...“Jam i mbijetuar i sulmeve. Po qëndroj këtu në vendin ku u shkatërrua Kulla Jugore, duke shtrënguar dorën e sime motre. Në kohën kur unë dhe motra vraponim që të shpëtonim, vëllai ynë humbte jetën. Jam kthyer këtu dhe kam ndenjur për shtatë muaj e gjysmë në përpjekje për të gjetur vëllanë”, ka rrëfyer Kartier.Presidenti Obama të shtunën do të jetë i pranishëm në ceremonitë që do të zhvillohen në Pentagon, derisa në Nju-Jork do të jetë zëvendëspresidenti Xho Bajden. Ndërkaq, zonjat e Para, Mishel Obama dhe Laura Bush, do të jenë në Shanksvil. /RFE/
KOMENTE