Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
PD: Kapoja i bllokmenëve me 20% në 35 kate, 100 milionë euro vetëm nga një investitor
English

PD: Kapoja i bllokmenëve me 20% në 35 kate, 100 milionë euro vetëm nga një investitor

Tiranë, 11 shtator, NOA – Partia Demokratike në vijim të akuzave kundër kryetarit të Bashkisë së Tiranës, Edi Rama deklaroi sot skemën mafioze të 12 viteve në krye të qeverisjes së Tiranës nga kryetari i bashkisë së kryeqytetit, Edi Rama.

Deputeti i PD-së, Luçiano Boçi në një konferencë për shtyp deklaroi se “Për të shtuar edhe më tej pasurimin e tij, kryetari i Bashkisë së Tiranës, ka çuar në 4 mijë numrin e apartamenteve, apo në gysëm milion m2 ndërtim, duke e kthyer 20%-shin që merr me Leprin e tij, në 100 mijë m2 ndërtim”.

Duke e cilësuar këtë si skemën fatale të kapos së bllokmenëve të rinj, sikundër e quajnë demokratët Edi Ramën, deputeti demokrat theksoi se “kapoja i bllokmenëve të rinj, është kapur mat pas publikimit të kontratës, ku Lepuri i tij ka emër, mbiemër dhe firmë në prerjen e gjobës prej 20% në këmbim të projektit që Edvin Rama do bënte tek Diga”.

Zoti Boçi nënvizoi sakaq se “Mr.20%, ky kryestrumbullari i korrupsionit në Shqipëri dhe në Ballkan, nuk mjaftohet më me 20%-shin e pallateve 8 apo 12 katëshe, që ka marrë në 12 vite, por sa më shumë kate, aq më i madh është 20%-shi”.

Sipas deputetit Boçi, tashmë kryebashkiaku zhvillon projekte me kulla 35 katëshe, kulla të tilla ku 20%-shi i Tan Leprit, apo Artan Avllaj, sikundër njihet sekseri i tij, tani është baraz me 100 milion euro, vetëm nga një investitor.

mit/NOA
KOMENTE