Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Shoqata për Autonomi Vendore: Raporti i OSBE sulmoi Berishën për vendorët
English

Shoqata për Autonomi Vendore: Raporti i OSBE sulmoi Berishën për vendorët

Tiranë, 11 shtator, NOA – “Raporti i paraqitur në Vjenë para OSBE-së nga ambasadori Bosch, konfirmon shqetësimet e evidentuara nga Shoqata për Autonomi Vendore lidhur me sulmet e vazhdueshme të qeverisë Berisha ndaj kompetencave dhe burimeve të financimit të qeverive vendore, sidomos të atyre të drejtuara nga opozita”.

Kështu ka pohuar në një deklaratë për shtyp, drejtori ekzekutiv i Shoqatës për Autonomi Vendore, Bledar Çuçi, sipas të cilit, ky vlerësim i OSBE-së, një prej organizmave kyç ndërkombëtarë që monitorojnë zhvillimin e demokracisë dhe të shtetit ligjor në Shqipëri, është një tjetër notë negative për qeverinë Berisha.

“Raporti i OSBE-së vë në pah faktin se “ndryshimet e vitit 2009 në ligjin për taksat vendore .... bien ndesh me ligjin për organizimin dhe funksionimin e qeverisë vendore”; se “ sigurimi i burimeve financiare për organet e qeverisë vendore nuk ka qenë në hap me sferën e tyre të zgjeruar të përgjegjësive dhe kompetencave për ofrimin e shërbimeve publike,” si dhe ngre shqetësimin se “bashkitë e drejtuara nga opozita janë më pak të

favorizuara, sidomos për sa ka të bëjë me të ashtuquajturat grante konkurruese”, citon deklarata.

Duke shtuar se Shoqata për Autonomi Vendore konstaton se ky diskriminim i bashkive dhe komunave të drejtuara nga Partia Socialiste u përfshi edhe në ndryshimet e fundit të buxhetit të shtetit për vitin 2010, i cili mandatoi që rreth 30% e transfertës për pushtetin vendor të jepet, sipas oreksit të qeverisë Berisha, në formën e grantit të kushtëzuar.

“Duam t’i kujtojmë zotit Berisha se ka rastin më të mirë për të reflektuar ndaj vërejtjeve të raportit të OSBE-së duke hequr dorë nga diskriminimi i bashkive dhe komunave socialiste përmes sistemit të granteve të kushtëzuara në procesin e hartimit të buxhetit për vitin 2011”, pohon kreu i Shoqatës për Autonomi Vendore.

Kjo shoqatë, e cila përfaqëson më shumë se 100 bashki dhe komuna të drejtuara nga opozita, i bën thirrje edhe një herë qeverisë Berisha që t’i lexojë me vëmendje raportet e organizmave ndërkombëtarë, por, mbi të gjitha, t’u vërë veshin shqetësimeve të qytetarëve dhe t’u japë fund sulmeve të paligjshme ndaj qeverive vendore e shërbimeve për qytetarët që jetojnë në njësitë që ato administrojnë.

n.e/NOA

KOMENTE