English

Çmimet “Music Avards”, Lady Gaga rrëmben 8 çmime

Los Angelos, 13 shtator, NOA – Një triumf i vërtetë i këngëtares Lady Gaga mund të quhet ai i siguruar në ceremoninë e ndarjes së Çmimeve “Music Avards” në teatrin e Los Angelos, duke marrë plot 8 të tilla, mes të cilëve ai për videon më të mirë të vitit.

Kjo video ka fituar edhe çmime teknike për koreografinë më të mirë apo regjinë më të mirë.

Në këtë ceremoni, ylli i muzikës ka prezantuar edhe albumin e ardhshëm “Born This Uay”, duke kënduar disa strofa.

Ndërsa video për “Bad Romance” pastaj mori statujën e parë të ceremonisë zyrtare nga ana e Lady Gagas dhe artistja ka treguar emocione të mëdha kur ajo pranoi çmimin, e veshur si një nga modelet më të fundit të Aleksandër McQueen, stilisti i cili vdiq në muajin shkurt.

Eminem ishte i vetmi artist tjetër i cili mund të fitojë më shumë se një çmim, dy të tilla, konkretisht për videon më të mirë mashkullore si dhe videon më të mirë për hip-hop.

n.e/NOA

KOMENTE