Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Diaspora shqiptare: Qeveria maqedonase do manipulojë me regjistrimin e popullsisë
English

Diaspora shqiptare: Qeveria maqedonase do manipulojë me regjistrimin e popullsisë

Shkup, 13 shtator, NOA - Diaspora shqiptare ka reaguar lidhur me shpalljen e datës së mbajtjes së regjistrimit në Maqedoni nga 1 prilli deri më 15 prill të vitit të ardhshëm, duke e vlerësuar këtë periudhë si të papërshtatshme.

Shoqatat shqiptare në diasporë kanë alarmuar se në këtë periudhë të regjistrimit mund të ndodhin manipulime dhe përjashtimi i tyre nga procesi i regjistrimit.

Komuniteti shqiptaro-amerikan në shtetin e Ilionisit dhe në Nju Jork ka reaguar duke nënvizuar se përfaqësuesit politik shqiptar në Maqedoni duhet të jenë të vëmendshëm rreth vendimeve të tyre, që siç nënvizohet mund të jenë fatale për shqiptarët dhe numrin e tyre në Maqedoni.

“Si të shpallet regjistrimi, kur nuk janë qartësuar modalitetet se çfarë parashihet me numrin e madh të shqiptarëve që jetojnë jashtë vendlindjes. Duhet urgjentisht të hapet debat rreth kësaj çështje dhe të na sqarohet se çfarë në të vërtetë do të ndodhë me këtë proces shumë të ndjeshëm”, theksojnë për agjencinë e lajmeve INA, përfaqësues të këtij komuniteti.

Komuniteti shqiptaro-amerikan druan se VMRO-DPMNE dhe kryeministri Nikolla Gruevski do të përdorë skenarë dhe strategji për manipulimin e sërishëm të shqiptarëve.

Një reagim i njëjtë është bërë edhe nga Bashkësia Shqiptare me seli në Gjermani, e cila gjithashtu kritikon datën e përcaktuar për regjistrim, në periudhën kur siç thuhet nuk është i pranishëm numri i madh i shqiptarëve që jetojnë përkohësisht dhe punojnë në botën e jashtme.

“Në vend se të bëhej që regjistrimi të zhvillohej nga korriku apo fillimi i gushtit, kjo ndodhë në një periudhë kur gjitha vendbanimet shqiptare janë të boshatisura, duke përfshirë fshatra të tëra, që janë jashtë vendit në mërgim. Është një gabim i madh që mund të na përsëritet këtu nga papërgjegjshmëria e politikës shqiptare, e cila konsiderohet totalisht e dështuar”, theksohet në reagimin e bashkësisë shqiptare.

Sipas statistikave jozyrtare të demografëve, rreth 300 mijë shqiptarë jetojnë jashtë vendit, mirëpo këto shifra dyshohet të jenë edhe më të larta.

Qeveria e Maqedonisë dje ka shpallur 1 prillin e vitit të ardhshëm për mbajtjen e regjistrimit të popullsisë, duke siguruar transparencë të plotë dhe monitorim nga institucioni evropian, Eurostat.

Zëvendëskryeministri Abdilaqim Ademi dhe ministri i Drejtësisë, Mihajllo Manevski premtuan përfaqësim të drejtë të shqiptarëve nëpër nivelet e Komisionit të regjistrimit dhe qasje në këtë proces.

Ky është regjistrimi i radhës që do të realizohet pas atij të vitit 2002, kur shqiptarët dolën si popullsi me 25,17 për qind, maqedonasit 64,18 për qind, turqit rreth 4 për qind dhe komunitetet e tjera rome, boshnjake, serbe etj.

NOA-INA

KOMENTE