English

Fituesit në universitete, afishohen sot fituesit

Tiranë, 13 shtator, NOA – Afishohen sot në të gjitha universitetet, listat me emrat e maturantëve fitues për të gjitha degët, gati 1 muaj para nisjes së vitit të ri akademik 2010-2011.

Ministria e Arsimit dhe Shkencës, tashmë i ka bërë publikë emrat e fituesve dhe sot pritet që ata të mësohen prej të gjithëve, ndërsa pas shpalljes së listave, fillon edhe regjistrimi me një afat kohor të përcaktuar, jo më shumë se një javë.

Ndërkaq, pas përfundimit të procesit të regjistrimeve do të bëhet edhe bilanci i vendeve që mbeten bosh, të cilat do të plotësohen duke i ngjitur emrat nga poshtë lart.

Këtë vit, humbën të drejtën e studimit për në universitete rreth 4500 nxënës, ndërkohë që rreth 150 nxënësve iu hoq e drejta e frekuentimit të shkollave të larta pasi testet e tyre rezultuan të kopjuara.

n.e/NOA

KOMENTE