Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Hyseni u nis 122 letra vendeve të OKB për njohjen
English

Hyseni u nis 122 letra vendeve të OKB për njohjen

Nju Jork, 13 shtator, NOA – Pasi Asambleja e Përgjithshme e Organizatës së Kombeve të Bashkuara ka miratuar rezolutën e ndryshuar të Serbisë për Kosovën, ministri i Punëve të Jashtme i Republikës së Kosovës, Skënder Hyseni u është drejtuar me 122 letra homologëve të tij të OKB-së që ende nuk e kanë njohur formalisht Kosovën, përfshirë Federatën Ruse.

Gjatë mëngjesit të sotëm, të 122 letrat mësohet se u janë përcjellë misioneve të përhershme të këtyre vendeve në OKB.

Ndërkaq, bëhet me dije se gjatë qëndrimit të tij ende në Nju Jork, ai ende po zhvillon takime të shumta me përfaqësues vendesh të ndryshme të akredituar pranë Organizatës së Kombeve të Bashkuara, duke bërë lobim për pavarësinë e Kosovës.

Letra e Hysenit përmban faktin se “Asambleja e Përgjithshme e Kombeve të Bashkuara, ka njohur opinionin e Gjykatës Ndërkombëtare të Drejtësisë në lidhje me deklaratën e pavarësisë së Kosovës”, duke rikujtuar se mendimi i saj ka qenë i qartë dhe i saktë dhe ka rikonfirmuar të drejtën e Kosovës për shtetësi.

“Në këtë mënyrë, Republika e Serbisë ka pranuar këtë fakt, e pakta në mënyrë të tërthortë, përmes votës së saj pozitive për rezolutën e Asamblesë së Përgjithshme”, pohon letra.

n.e/NOA

KOMENTE