English

Juventus kërkon Cassanon që në muajin janar

Torino, 14 shtator NOA - Merkatoja e ekipit të Juvetusit nuk ka asnjëherë të ndalur dhe tashmë drejtuesit e klubit janë hedhur në mendime për të sjell tek ekipi i tyre Antonio Cassanon. Ajo që është për tu theksuar, shihet mjaft qartë se Juventus tashmë ka ndryshuar objektiv në merkato, ku nuk është më në kërkim të një sulmuesi të avancuar, por të një talenti siç është Cassano.

Me sa është bërë e ditur po kërkohet që marrëveshja të kryhet në muajin janar dhe talenti barez të jetë në dispozicion të Del Nerit duke filluar që nga viti i ardhshëm. Mund të themi se Cassano me talentin e tij ka magjepsur të gjithë drejtuesit juventin dhe mbi të gjitha presidentin e skuadrës Andrea Agnelli.

r.b/NOA

KOMENTE