Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Kryeministri i Shqipërisë përuron fabrikën e prodhimit të çimentos
English

Kryeministri i Shqipërisë përuron fabrikën e prodhimit të çimentos

ANTEA Cement, një nga investimet më të mëdha industriale në Shqipëri

Krujë, 13 Shtator 2010 NOA Update - Është përuruar zyrtarisht fabrika e prodhimit të çimentos ANTEA Cement në zonën e Bokës së Kuqe. ANTEA Cement është pjesë e TITAN Cement Group, prodhuesit multi-rajonal të çimentos. International Financial Corporation (IFC) dhe Banka Evropiane për Zhvillim dhe Rindërtim janë gjithashtu aksionere të ANTEA Cement.

Përurimi i fabrikës ANTEA Cement është zhvilluar në praninë e veçantë të Kryeministrit z. Sali Berisha. Në ceremoni ishin të pranishëm edhe përfaqësues të tjerë nga Qeveria Shqiptare, nga pushtetit vendor, partnerë të ANTEA Cement si edhe përfaqësues të lartë nga ANTEA Cement dhe TITAN.

Z. Angelos Kalogerakos, Manaxher i Përgjithshëm i ANTEA Cement, gjatë ceremonisë, pasi falënderoi kryeministrin Berisha dhe te ftuarit e tjerë për praninë e tyre në përurimin e fabrikës, u shpreh: “Ne jemi të përkushtuar të bëjmë gjënë e duhur për vendin, për komunitetin lokal, mjedisin, klientët dhe partnerët, si edhe stafin tonë.

Deri tani ne kemi dëshmuar se veprat tona janë përmbushja e premtimeve të kryera. Ne jemi të përkushtuar të jemi modeli i një prej shembujve më të mirë në vend dhe pikërisht këtë do të bëjmë.”

Drejtori i TITAN Cement Group, z. Dimitrios Papalexopoulos, në fjalën e tij gjatë ceremonisë së përurimit tha: “Ne kemi marrë një angazhim afatgjatë në Shqipëri pasi ne besojmë në të ardhmen e këtij vendi. Si një investitor serioz industrial, ne duam të nxjerrim fitime për aksionerët tanë por në një mënyrë që të sjellë përfitime për të gjithë aktorët e përfshirë dhe komunitetin.”

“Është me të vërtetë një ditë e veçantë, - tha në fjalën e tij, Drejtor Rajonal i TITAN Cement Group për Evropën Jug-Lindore dhe Lindjen e Mesme, z. Michael Sigalas. Ne jemi këtu sot të përurojmë zyrtarisht materializimin e një ëndrre që nisi më 2005 dhe u finalizua me këtë vepër industriale, e cila është një nga fabrikat me teknologjinë më të përparuar për prodhimin e çimentos në botë.”

Z. Sali Berisha gjatë kësaj ceremonie u shpreh i lumtur që ishte i pranishëm në këtë etapë të zhvillimit industrial në Shqipëri. “Inaugurimi i kësaj fabrike çimentoje është një ngjarje e madhe për Shqipërinë, është një ngjarje e madhe për peshën shumë të rëndësishme që ka në zhvillimin e ekonomisë së vendit, teknologjinë e shkëlqyer që ka zbatuar, eksportin e prodhimeve të saj.

Është e pamohueshme se ekzistojnë vështirësi nga kriza botërore, por është, gjithashtu, realitet se ekonomia shqiptare është një vend me ekonomi vibrante, me një rritje të admirueshme. Jam i bindur se grupi TITAN, së shpejti, do të prodhojë me kapacitetin e saj më maksimal. E garantoj se do të bëj çdo përpjekje që i tërë prodhimi i tij të konsumohet në këtë vend, si dëshmi e një vullneti për të shpejtuar ndërtimin dhe zhvillimin e vendit. Sikundër, do të krijojmë besimin më maksimal për eksportin e prodhimeve të tij.”

TITAN Cement Group arriti të përfundojë në një kohë shumë të shkurtër ndërtimin e një prej veprave më të mëdha industriale në Shqipëri, fabrikën e prodhimit të çimentos ANTEA Cement. Ndërtimi i këtij impianti industrial ka kushtuar 200 milion Euro dhe është një ndër investimet më të rëndësishme në Shqipëri. Prodhimi total i fabrikës është 1.5 milionë tonë në vit dhe është menduar që të plotësojë nevojat e tregut vendas dhe të eksportojë një pjesë të prodhimit.

Fabrika është ndërtuar në afërsi të Bokës së Kuqe, Krujë, dhe është një ndër fabrikat e prodhimit të çimentos më të mëdha në rajonin e Evropës Jug-Lindore. Teknologjia që do të realizojë prodhimin e çimentos është ndër më modernet dhe është shumë e ndjeshme ndaj parametrave mjedisor. Përveç prodhimit të çimentos të një cilësie të lartë, sipas standardeve ndërkombëtare, TITAN zbaton një politikë mjaft të kujdesshme ndaj mjedisit duke ruajtur dhe zhvilluar hapësirat e gjelbra.

TITAN është një prodhues çimentoje dhe materialesh të tjera për ndërtim me një eksperiencë mbi 100 vjeçare në këtë sektor të industrisë. Me qendër në Greqi, grupi TITAN është i pranishëm në 12 vende duke operuar me 13 fabrika prodhimi. Përgjatë gjithë historisë TITAN ka arritur të kombinojë cilësinë në prodhim me respektin për njerëzit, shoqërinë dhe mjedisin.

Në vitin 2009, Grupi shiti në nivel ndërkombëtar 16 milionë tonë çimento dhe materiale të tjera, 4 milionë metër kub beton të përzier, mbi 15 milionë tonë materiale për beton dhe materiale të tjera ndërtimi si blloqe betoni, llaç i thatë, etj.

ANTEA ka qenë model për zhvillimin e projektit në kuadër të ruajtjes së mjedisit dhe në thelb është bërë shembull për projekte të ngjashme. Arsyeja qëndron tek bashkëpunimi me partnerët në këtë projekt.

IFC dhe BERZH kanë një rol jashtëzakonisht të rëndësishëm në përgjegjshmërinë sociale të korporatës gjë e cila është thellësisht e theksuar në karakterin e tyre dhe sigurisht në të gjitha angazhimet kontraktuale.

TITAN ka qenë gjithmonë një kompani që praktikon përgjegjshmërinë sociale dhe si një anëtare themeluese e Këshillit të Kombeve të Bashkuara për Zhvillim të Qëndrueshëm, është plotësisht e angazhuar dhe ka arritje impresionuese në këtë drejtim.

Si rezultat ANTEA u projektua, u ndërtua dhe u menaxhua me përgjegjshmëri sociale, duke bërë që kjo të jetë një nga vlerat bazë që udhëheqin këtë kompani. Kjo përgjegjësi ka krijuar plane biznesi gjithëpërfshirëse në të gjitha fushat si, mbrojtjes së mjedisit, sigurisë në punë dhe ngritjes së kapaciteteve njerëzore.

e.r/NOA

KOMENTE