English

Lezhë, një benz përfshihet nga flakët, i braktisur në superstradë

Lezhë, 13 shtator, NOA - Drejtoria e Policisë së Qarkut të Lezhës konfirmon për agjencinë NOA se sot në mesditë në vendin e quajtur Kryqëzimi i Gjormit të Rrethit Kurbin, është përfshirë nga flakët një benz me targa të huaja.

Sipas policisë së Lezhës automjeti Benz me ngjyrë gri ishte braktisur në superstradë i përfshirë nga flakët e zjarrit.

Shuarja e zjarrit është realizuar nga shërbimet zjarrëfikëse, të cilat kanë mbërritur në vendngjarje.

Ndërsa grupi hetimor ka vajtur në vendngjarje për të zbardhur shkaqet që çuan në djegien e makinës.

NOA
KOMENTE