English

Obama mesazh Topit: Fiter Bajrami ju sjelltë paqe dhe begati për vitin e ardhshëm

Tiranë, 13 shtator, NOA – Me rastin e kremtimit për mbarë besimtarët muslimanë të Fiter Bajramit, festës së sakrificës dhe devotshmërisë për besimtarët islamë, Presidenti i Republikës, Prof. Dr. Bamir Topi ka marrë një mesazh urimi Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Barak Obama. Në mesazhit e shefit të Shtëpisë së Bardhë, i zbardhur në faqen zyrtare të presidencës shqiptare, presidenti amerikan shkruan: “I dashur zoti President, në emër të popullit amerikan, ju shpreh juve dhe mbarë popullit shqiptar urimet e mia më të mira teksa festoni Festën e shenjtë të Fiter Bajramit”! “Në mbyllje të Muajit të Shenjtë të Ramazanit, shpresoj që ky muaj t’ju ketë sjellë një reflektim të paqtë së bashku me familjen dhe të dashurit tuaj!”, thuhet më tej në mesazhin e presidentit Obama. Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës e përfundon mesazhin e tij të shkurtër për homologun shqiptar me një urim të sinqertë për paqe kushtuar popullit shqiptar, shëndet dhe begati përgjatë vitit të ardhshëm. mit/NOA

KOMENTE