English

Operohet gruaja me gjoksin më të madh në botë, i hiqet 4 litra selikon

SHBA, 14 Shtator, NOA- Sheyla Hershey, gruaja me gjoksin më të madh në botë (tani jo më) është detyruar të heqë 4 litra silikon që i kishte vendosur në gjoksin e saj gjatë viteve.

Mjekët kanë thënë se indet e gjoksit ishin dëmtuar shumë nga infeksioni dhe për të shpëtuar nuk i ngelej rrugë tjetër vetëm ti nënshtrohej operacionit. Sipas mjekëve që po e trajtojnë gruaja me origjinë nga Teksasi rrezikonte jo vetëm gjinjtë e saj, por dhe jetën.

Problemet filluan pas operacionit të fundit, në Brazil, pasi në SHBA vendosja e një mase të tillë selikoni është e paligjshme.

"Unë dua një gji normal tani- ka thënë Hershey - për mediat vendase pak para operacionit - Një madhësi normale, si ai i një shtëpiake. Është një dhimbje e madhe për mua, sepse e kam dashur gjoksin tim, por kam kuptuar se familja ime vjen e para dhe dua vajzën e djalin tim mbi çdo gjë tjetër. Më pëlqente madhësia e gjoksit tim e nuk di si do të bëj pa të. Unë shpresoj të kthehem e lumtur në shtëpi dhe të jem me fëmijët e mi”.

Operacioni ka dalë me sukses dhe shëndeti i saj po përmirësohet, por ky lajm i mirë nuk ishte i mjaftueshme për të ngritur lart moralin e gruas. Ajo ka mbetur e zhgënjyer se kirurgëve i është dashur të heqin pjesën më të madhe të gjoksit.

E më pas gruaja ka siguruar: “Do ta rivë përsëri”.

a.e./NOA
KOMENTE