English

Peshëngritësit në protestë: Duam trajtim ushqimor, ndryshe s’vemi në Botëror

Tiranë, 13 shtator, NOA – Nëse atyre nuk u përmirësohet trajtimi ushqimor, kanë për ta refuzuar pjesëmarrjen në kampionatin botëror të Antalias në Turqi.

Kjo ka qenë kërkesa dhe në të njëjtën kohë kërcënimi, që peshëngritësit shqiptarë kanë paraqitur me anë të një proteste të zhvilluar para goditës së qeverisë, ndaj kryeministrit Sali Berisha, orët e para të mëngjesit të sotëm.

Përfaqësuesi i tyre, Erkand Qerimaj, ka ngritur publikisht zërin, duke i kërkuar kreut të qeverisë për ta ndryshuar gjendjen e rëndë që sipas tij, ekziston mes radhëve të peshëngritësve, të cilët nuk trajtohen siç duhet me ushqim.

Peshëngritësit pretendojnë se prej 7 muajsh nuk marrin dietat e trajtimit ushqimor.

Qerimaj madje ka arritur deri aty sa të shprehet se Federata e Peshëngritjes është antishqiptare, duke aluduar se me trajtimin e cunguar që u bën sportistëve të saj, shkakton që ata të mos përfaqësojnë siç duhet Shqipërinë në evenimente të rëndësishme ndërkombëtare ku marrin pjesë.

Ndërkaq, në Botërorin e Antalias janë caktuar për të marrë pjesë 7 peshëngritës, 3 meshkuj dhe 4 femra, mes të cilëve emra si Erkand Qerimaj apo Daniel Gazheli, të dy kampionë Evrope.

n.e/NOA

KOMENTE