English

SHBA, modelja tenton të hapë derën e avionit në fluturim

SHBA, 13 Shtator, NOA- Një panik mes udhëtarëve në bordin e një avioni të linjës ajrore nga Florida në Nju Xhersi. Pasagjerëve i është dashur të ndërhyjnë për të bllokuar një modele të Playboy që u përpoq të hapë derën e avionit. Kur u pyet nga FBI-ja vajza, Tiffany Livingston, 21 vjeçe, tha se e kapi një ndjenjë paniku.

Modelia shpjegoi se vuan nga "frika e fluturimit" dhe se paniku iu shkaktua nga mungesa e medikamenteve, të cilat zakonisht ajo i merr para se të hipë në avion.

Tiffany, pësoi ndjenjën e panikut, kur fluturimi i JetBlue ndeshi në një zonë turbullirash, ndërsa ishte drejtuar për në aeroportin e Newark. Dy policë jo në shërbim, që ishin në avion kanë ndalur gruan para se ajo të hapte derën e avionit.

Vajza është liruar pa akuza kundër saj.

a.e./NOA

KOMENTE