English

SHBA shpallet kampione botërore në basketboll

Stamboll, 13 shtator, NOA – Kampionati i fundit botëror i basketbollit i ka dhënë titullin e madh të fituesit, ekipit përfaqësues të Shteteve të Bashkuara të Amerikës.

Ai ka mundur ta meritojë atë pas fitores që siguroi me ekipin përfaqësues të kombëtares turke, me rezultat 81:64. Ndeshja e zhvilluar në qytetin turk të Stambollit, ka mundur t’u japë SHBA-ve titullin e kampionit botëror pas 16 vitesh.

Ndërkaq, mediat e huaja raportojnë se ndërsa vendin e dytë në këtë kampionat e ka fituar Turqia, vendi i tretë i ka takuar Lituanisë, pasi ekipi i saj kombëtar arriti të mundë atë të Serbisë, me rezultatin 99:88.

n.e/NOA

KOMENTE