Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Shpërthen AAK: Haradinaj nuk u lirua për faj të Sejdiut, Thaçit dhe Krasniqit
English

Shpërthen AAK: Haradinaj nuk u lirua për faj të Sejdiut, Thaçit dhe Krasniqit

Prishtinë, 13 shtator, NOA – As presidenti Sejdiu, as kryeministri Thaçi dhe as kryeparlamentari Krasniqi nuk e kanë bërë një shkresë të vetme, e cila do ta mbështeste garancinë që EULEX-i ka dhënë për lirimin e Haradinajt.

Kjo ka qenë akuza e ngritur nga partia opozitare kosovare, Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës, ngritur ndaj tre liderëve kryesore të vendit, lidhur me moslejimin e Ramush Haradinajt nga Gjykata Ndërkombëtare për Krime Lufte në Hagë.

Kjo e fundit, ka refuzuar kërkesën e ish-kryeministrit të Kosovës, Ramush Haradinaj, për lirim të përkohshëm, duke përcaktuar në vendim se lirimi i tij do të mund të nxiste mbështetësit që t’i frikësojnë dëshmitarët.

Gjithsesi, vendimi përcakton që Haradinaj nuk paraqet rrezik personal për sigurinë e dëshmitarëve ose të viktimave, por gjithsesi, trupi gjykues paraqitet i mendimit se lirimi i tij mund të tërheqë më tepër vëmendje të mediave, duke e shtuar atmosferën kërcënuese për dëshmitarët.

Ahmet Isufi, nënkryetar i AAK-së, tha se Këshilli Drejtues i kësaj partie ka shprehur shqetësim për refuzimin nga Gjykata e Hagës të kërkesë për mbrojtje në liri të kryetarit të kësaj partie.

AAK pret që rigjykimi i ish-kryeministrit të Kosovës të mbahet sa më shpejt që është e mundur dhe ai të kthehet i pafajshëm pranë familjes.

n.e/NOA

KOMENTE