English

Urgjent/ Gjendet i vetëvrarë aktori Llazi Serbo

Korçë, 13 shtator, NOA – Aktori i njohur i Teatrit të Korçës, Llazi Serbo, është gjendur i vetëvrarë në banesën e tij mëngjesin e ditës së sotme, duke shkaktuar një hidhërim të thellë jo vetëm në radhët e të afërmve dhe familjarëve, por edhe gjithë dashamirësve të roleve të tij.

Lajmi bëhet me dije paraprakisht për agjencinë e Lajmeve NOA nga burimet policore të qytetit juglindor, sipas të cilave, aktori është vetëvrarë me një çifte.

Grupi hetimor ka mbërritur menjëherë në vendngjarje dhe është duke mbledhur të gjitha provat e mundshme rreth kësaj vetëvrasje tronditëse.

Aktori i njohur bëhet me dije se kishte vite që jetonte i vetëm dhe sipas pohimeve të para të policisë, ka mundësi që vetëvrasja të jetë kryer në kushtet e depresionit ... (vijon).

n.e/NOA

KOMENTE