Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Urgjent – KQZ vendos hapjen e kutive të votimit të 28 Qershorit më datë 17 Shtator
English

Urgjent – KQZ vendos hapjen e kutive të votimit të 28 Qershorit më datë 17 Shtator

Tiranë, 13 Shtator 2010 NOA – Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka vendosur sot që ditën e premte të bëhet hapja e kutive të votimit të zgjedhjeve të kaluara parlamentare, me qëllim djegien e tyre për të bërë gati kutitë për zgjedhjet e ardhshme vendore.

“Më datë 17 shtator 2010, ora 11:00 të zhvillohet mbledhja e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve me këtë rend dite: 1. Shqyrtimi i projekt-vendimit: “Për hapjen e kutive të votimit dhe kutive të materialeve zgjedhore të përdorura në zgjedhjet për Kuvendin e Shqipërisë, të datës 28.06.2009”, - thuhet në vendimin e KQZ.

Materialet e mbledhjes, mësohet se do t’i vihen në dispozicion nga sekretaria e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve dhe mundet t'i gjeni më poshtë:

PROJEKT-V E N D I M

PËR HAPJEN E KUTIVE TË VOTIMIT DHE KUTIVE TË MATERIALEVE ZGJEDHORE TË PËRDORURA NË ZGJEDHJET PËR KUVENDIN E SHQIPËRISË, TË DATËS 28 QERSHOR 2009

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve në mbledhjen e datës_________, me pjesëmarrjen e:

Arben RISTANI- Kryetar

Dëshira SUBASHI- Zv.Kryetare

Artan LAZAJ- Anëtar

Hysen OSMANAJ- Anëtar

Klement ZGURI- Anëtar

Pandeli VARFI- Anëtar

Vera SHTJEFNI- Anëtar

Shqyrtoi çështjen me:

OBJEKT: Hapjen e kutive të votimit dhe kutive të materialeve zgjedhore të përdorura për zgjedhjet për Kuvendin e Shqipërisë, të datës 28 Qershor 2009.

BAZA LIGJORE: Neni 21, pika 1, dhe neni 178, pika 6, të ligjit nr. 10019, datë 29.12.2008 “Kodi Zgjedhor i Republikës së Shqipërisë“, dhe Udhëzimi i KQZ-së nr. 1 datë 30.01.2006

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve pasi shqyrtoi dokumentacionin e paraqitur si dhe dëgjoi diskutimet e të pranishmëve;

V Ë R E N

Pas përfundimit të procesit zgjedhor për Kuvendin e Shqipërisë të datës 28 Qershor 2009, Komisioni Qendror i Zgjedhjeve, me Vendim nr. 602, datë 01.08.2009, shpalli rezultatin përfundimtar të zgjedhjeve. Duke qenë se, afatet për ankimimet për këto zgjedhje kanë përfunduar, duhet të realizohet hapja e kutive të votimit dhe kutive të materialeve zgjedhore, si dhe seleksionimi i dokumentacionit dhe materialit zgjedhor të gjetur brenda tyre, si detyrim ligjor, në përputhje me përcaktimet e nenit 178 të Kodit Zgjedhor.

Gjithashtu, në mbështetje të nenit 92, shkronja “gj” dhe 93 të Kushtetutës, si dhe të nenit 10, paragrafi 1 të ligjit nr. 10019, datë 29.12.2008 “Kodi Zgjedhor i Republikës së Shqipërisë”, Presidenti i Republikës ka caktuar datën 8 Maj 2011 për zhvillimin e Zgjedhjeve për Organet e Qeverisjes Vendore (Nr. Dekretit 6668, datë, 06.09.2010). Në mbështetje të këtij dekreti, Institucionit të KQZ-së i lind detyrimi i përgatitjes së projektbuxhetit dhe të procedurave të tjera ligjore për realizimin e këtyre zgjedhjeve.

Projektbuxheti për zgjedhjet bazohen në materialet zgjedhore që do të përdoren për zgjedhjet e ardhshme vendore, administrata e KQZ-së e ka të domosdoshme të fillojë menjëherë procesin e evidentimit të sasisë dhe gjendjes së materialeve ekzistuese për të parashikuar llojet, sasinë dhe buxhetin që do kërkohet për zgjedhjet e ardhshme. Materialet zgjedhore që konsiderohen për t’u ripërdorur në procesin e ardhshëm zgjedhor janë: kutitë e votimit dhe kutitë e materialeve zgjedhore, paketa e kancelarive, kodet zgjedhorë (në rast se nuk do ketë ndryshime të mundshme në Kodin Zgjedhor), etj. Gjithashtu materiale, të cilin KQZ mund të vendos për tu përdorur përsëri në zgjedhjet e ardhshme janë kodet e sigurisë rezervë dhe boja matrikulluese.

Koha që i duhet KQZ në dispozicion për përgatitjen e infrastrukturës zgjedhore përfshin kohën për përgatitjen e kutive të votimit dhe të materialeve zgjedhore të përdorura në Zgjedhjet për Kuvendin 2009 dhe kohën për përgatitjen e materialeve të reja zgjedhore që do të përdoren për zgjedhjet për organet e qeverisjes vendore 2011.

Procesi i hapjes së kutive të votimit dhe kutive të materialeve zgjedhore kryhet sipas procedurave të përcaktuara në Udhëzimin nr. 1, datë 30.01.2006 “Për hapjen e kutive të votimit, kutive të materialeve zgjedhore dhe administrimin e dokumentacionit zgjedhor të gjetur në to, pas përfundimit të zgjedhjeve”. Sipas udhëzimit të mësipërm që nga momenti i marrjes së vendimit nga KQZ deri në përfundimin e këtij procesi duhet një periudhë kohore mbi 3 muaj.

Përgatitja dhe miratimi i buxhetit për zgjedhjet e ardhshme dhe kryerja e procedurave të prokurimit, të cilave praktikisht do t’i nënshtrohet sigurimi i të gjitha materialeve dhe shërbimet që lidhen me logjistikën dhe infrastrukturën zgjedhore, do të kërkojë respektimin e afateve që parashikohen nga ligji për prokurimin publik dhe aktet nënligjore të tij.

Së fundmi, eksperienca e konsiderueshme që administrata e KQZ-së ka në përgatitjen e infrastrukturës zgjedhore ka treguar që përgatitja e logjistikës, duke përfshirë edhe impenjimin maksimal të të gjithë administratës, kërkon një afat 3 mujor për të respektuar të gjithë kërkesat dhe afatet që përcakton Kodi Zgjedhor.

Duke u bazuar në gjithë arsyetimin e mësipërm, konkludojmë se përgatitjet për zgjedhjet e ardhshme do të kërkojnë afërsisht 7 muaj kohë, afat ky që aktualisht përputhet me limitet që KQZ aktualisht ka, duke u bazuar në Dekretin e Presidentit nr. 6668, datë 06.09.2010 “Për caktimin e datës së zgjedhjeve për organet e qeverisjes vendore”. Për këtë arsye, është i domosdoshëm fillimi i menjëhershëm i procesit të hapjes së kutive të votimit dhe kutive të materialeve zgjedhore të përdorura në zgjedhjet e datës 28 Qershor 2009.

Ky vendim ka efekte financiare, të cilat nuk mund të përballohen nga buxheti i institucionit për vitin 2009, prandaj KQZ do të kërkojë nga Këshilli i Ministrave akordimin e një fondi shtesë për përmbushjen e këtij detyrimi ligjor.

PËR KËTO ARSYE

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve bazuar në nenin 21, pika 1, dhe neni 178, pika 6, të ligjit nr. 10019, datë 29.12.2008 “Kodi Zgjedhor i Republikës së Shqipërisë“

V E N D O S I

Të hapë kutitë e votimit dhe kutitë e materialeve zgjedhore të përdorura në Zgjedhjet për Kuvendin e Shqipërisë, të datës 28 Qershor 2009.

Hapja e kutive të votimit do të fillojë në datën __.__.2010 dhe do të përfundojë në datën __.__.2010

Hapja e kutive dhe administrimi i dokumentacionit zgjedhor dhe materialeve brenda kutive të votimit të bëhet sipas Udhëzimit nr. 1, datë 30.1.2006.

Të miratojë numrin dhe funksionet e punonjësve si dhe strukturën e shpenzimeve buxhetore sipas Lidhjes 1 bashkëlidhur vendimit.

Ky vendim hyn në fuqi menjëherë.

Arben RISTANI- Kryetar

Dëshira SUBASHI- Zv.Kryetare

Artan LAZAJ- Anëtar

Hysen OSMANAJ- Anëtar

Klement ZGURI- Anëtar

Pandeli VARFI- Anëtar

Vera SHTJEFNI- Anëtar

RELACION

Për hapjen e kutive të votimit dhe kutive të materialeve zgjedhore të përdorura në zgjedhjet për Kuvendin e Shqipërisë, të datës 28 qershor 2009.

Pas përfundimit të proçesit zgjedhor për Kuvendin e Shqipërisë të datës 28 Qershor 2009, Komisioni Qendror i Zgjedhjeve, me Vendim nr. 602, datë 01.08.2009, shpalli rezultatin përfundimtar të zgjedhjeve. Duke qenë se, afatet për ankimimet për këto zgjedhje kanë përfunduar, duhet të realizohet hapja e kutive të votimit dhe kutive të materialeve zgjedhore dhe seleksionimi i dokumentacionit dhe materialit zgjedhor të gjetur brenda tyre, si detyrim ligjor, në përputhje me përcaktimet e nenit 178 të Kodit Zgjedhor.

Gjithashtu, në mbështetje të nenit 92, shkronja “gj” dhe 93 të Kushtetutës, si dhe të nenit 10, paragrafi 1 të ligjit 10 019, datë 29.12.2008 “Kodi Zgjedhor i Republikës së Shqipërisë”, Presidenti i Republikës ka caktuar datën 8 Maj 2011 për zhvillimin e Zgjedhjeve për Organet e Qeverisjes Vendore (Nr. Dekretit 6668, datë, 06.09.2010). Në mbështje të këtij dekreti, Institucionit të KQZ-së i lind detyrimi i përgatitjes të planit të punës për organizimin e zgjedhjeve vendore, në bazë të së cilit do të përgatitet edhe projekt-buxheti i tij. Duke patur parasysh që pjesa kryesore e punës dhe efekteve financiare të tij bazohet në materialet zgjedhore që do të përdoren për zgjedhjet e ardhshme vendore, administrata e KQZ-së e ka të domosdoshme të fillojë menjëherë procesin e evidentimit të sasisë dhe gjendjes së materialeve ekzistuese për të parashikuar llojet, sasine dhe buxhetin që do kërkohet për zgjedhjet e ardhshme. Më konkretisht, materialet zgjedhore që konsiderohen për tu ripërdorur në procesin e ardhshëm zgjedhor janë:kutitë e votimit dhe kutite e materialeve zgjedhore (nga nje vëzhgim i jashtëm kemi konstatuar që një pjesë e kutive të materialeve zgjedhore kane dëmtime të konsiderueshme), paketa e kancelerive, kodet zgjedhorë (në rast se nuk do ketë ndryshime të mundshme në Kodin Zgjedhor), etj. Gjithashtu material, të cilin KQZ mund të vendos për tu përdorur përsëri në zgjedhjet e ardhshme janë kodet e sigurisë rezervë dhe boja matrikulluese.

Për më tepër, procesi i hapjes se kutive të votimit dhe kutive të materialeve zgjedhore sipas procedurave të përcaktuara në Udhëzimin nr. 1, datë 30.01.2006 “Për hapjen e kutive të votimit, kutive të materialeve zgjedhore dhe administrimin e dokumentacionit zgjedhor të gjendur në to, pas përfundimit të zgjedhjeve”, që nga momenti i marrjes së vendimit nga KQZ do të kërkonte një periudhë kohore mbi 3 muaj. Ky parashikim bazohet në (i) kohën që kërkon procedura për miratimin dhe kalimin i fondeve të kërkuara nga Ministria e Financave për kryerjen e këtij procesi, ii) periudhën 70 ditore që kërkon vet procesi i hapjes së kutive të votimit dhe kutive të materialeve zgjedhore dhe 10 ditë që do të duhen për vlerësimin e materialeve dhe seleksionimin e dokumentacionit zgjedhor.

Përgatitja dhe miratimi i buxhetit për zgjedhjet e ardhshme dhe kryerja e procedurave të prokurimit, të cilave praktikisht do ti nënshtrohet sigurimi i të gjitha materialeve dhe shërbimet që lidhen me logjistikën dhe infrastrukturën zgjedhore, do të kërkojë respektimin e afateve që parashikohen nga ligji për buxhetin e shtetit dhe ligjit për prokurimin publik.

Së fundmi, eksperienca e konsiderueshme që administrata e KQZ-së ka në përgatitjen infrastrukturës zgjedhore ka treguar që përgatitja e logjistikës, duke përfshirë edhe impenjimin maksimal të të gjithë administratës, kërkon një afat 3 mujor për të respektuar të gjithë kërkesat dhe afatet që përcakton kodi Zgjedhor.

Duke u bazuar në gjithë arsyetimin e mësipërm, konkludojmë se përgatitjet për zgjedhjet e ardhshme do të kërkojnë afërsisht 7 muaj kohë, afat ky që aktualisht përputhet me limitet që KQZ aktualisht ka duke u bazuar në Dekretin e Presidentit nr. 6668, datë, 06.09.2010 “Për caktimin e datës së zgjedhjeve për organet e qeverisjes vendore”. Për këtë arsye, është i domosdoshëm fillimi i menjëhershëm i procesit të hapjes së kutive të vottimit dhe kutive të materialeve zgjedhore të përdorura në zgjedhjet e datës 28 Qershor 2009.

Ky projekt-akt ka efekte financiare të cilat janë paraqitur të detajuara në projekt-buxhetin bashkëlidhur këtij projekt-akti. Theksojmë se zërat në projekt-buxhet të cilat lidhen me personelin dhe një pjesë të bazës materiale të nevojshme, janë përcaktuar mbi bazën e eksperiencës së proceseve zgjedhore të mëparshme, dhe numrit të kutive të përdorura në këtë proces zgjedhor, të cilat do të pastrohen për tu ripërdorur në zgjedhjet e ardhshme. Më tej do të seleksionohet dokumentacioni për tu arkivuar dhe, në zbatim të pikës 6, neni 178 i Kodit Zgjedhor fletët e votimit dhe kundërfletët do të digjen.

Më konkretisht, në shpenzimet, të cilat në zëra analitikë janë të përcaktuara në tabelën bashkëlidhur këtij relacioni, janë parashikuar shpenzime për:

I. Personel

Janë parashikuar shpenzimet që do të kryhen për pagat e 20 punëtorëve për një periudhe 60 ditore, të cilët do të punojnë për hapjen e afërsisht 10.000 kuti votimi dhe kuti të materialeve zgjedhore. Bazuar ne eksperiencen e meparshme, 1 puntori i duhet mesatarisht 45min pune që të kryejë të gjitha proceset që lidhen me kutitë e votimit (hapja, seleksionimi, pastrimi (larja) e kutisë, sistemimi/magazinimi. Duke patur parasysh që hapësira e magazinimitn që KQZ ka në dispozicion nuk lejon një numër më të madh se 20-25 personash kemi parashikuar që të punësohen 20 punëtorë me një normë ditore prej 8 kuti votimi/materialesh zgjedhore. Numri i kutive që duhet të happen është afërsisht 10.000 copë, për rrjedhojë koha mesatare që kërkohet për realizimin e këtij procesi është (10.000 kv/kmz / 160(20px8 kv/kmz) = 62.5 ditë. Duke shtuar edhe kohen minimale që kërkohet për djegien e fletëve, është llogaritur që kontratimi i punëtorëve duhet të bëhet për një periudhë kohore 70 ditë pune.

Proceset e punës që do të kryejnë puntorët përfshijnë:

a). Hapjen e kutive të votimit, seleksionimin e bazës materiale, pastrimin nga etiketat dhe fletë të ndryshme të ngjitura në të gjitha kutitë, si dhe larjen e tyre.

b). Seleksionimin dhe evidentimin e materialeve që mund të ripërdoren si tamponat e vulave, vizore, stilolapsa, makinë llogaritese, etj.

c). Seleksionimin e vulave dhe asgjesimin i pjesës plastike nga tamponi, i cili mund të përdoret për prodhimin e vulave të reja në proçese të tjera zgjedhore.

e). Ngarkimin, shkarkimin dhe asgjesimin e fletëve të votimit, procesverbaleve të të gjitha llojeve, kuti kartoni, amballazhi dhe dhoma të fshehtësisë të dëmtuara, etj.

f). Përgatitja dhe rikthimi i kutive në gjendjen fillestare.

Specialistë

Duke patur parasysh eksperiencat e kaluara për këtë proçes, mund të themi se është tepër e vështirë që të kontrollohet proçesi në tërësi, pasi volumi i punës është tepër i madh, është mjaft e domosdoshme që të punësohen 4 (katër) specialistë, të cilët do të përmbushin detyrat e sipërpërmendura. Theksojmë, se një nga specialistët do të ketë si proçes pune prioritar arkivimin e dokumentacionit dhe paisjen me procesverbalet përkatse.

Parashikimi i materialeve të nevojshme

a) Është parashikuar lënda djegëse naftë dhe benzinë për transportin e fletëve të votimit dhe materialeve të tjera, si dhe djegia e fletëve të votimit. Sasia e përcaktuar është bazuar në satitë e konsumuara për këtë proces pune në zgjedhjet e mëparshme.

b) Është parashikuar nevoja për bazë materiale të nevojshme për rikthimin e kutive te votimit dhe atyre të materialeve zgjedhore në gjendjen fillestare.

Përgatiti:

Erida Dobrushi

Drejtore e Drejtorisë së Shërbimeve dhe Logjistikës Zgjedhore

Mirela Gega

Drejtore e Drejtorisë së Financës

Dëshira Pasko

Drejtore e Drejtorisë Juridike

Skënder Vrioni

I ngarkuar/Sekretar i Përgjithshëm

KOMENTE