Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Albin Kurti: Kosova në bisedime? Vetëm me Tiranën, për bashkim kombëtar
English

Albin Kurti: Kosova në bisedime? Vetëm me Tiranën, për bashkim kombëtar

Klinë, 14 shtator, NOA Foto update – Autoritetet kosovare as që duhet t’i shkojnë ndër mend bisedimet me Beogradin zyrtar për ndarjen e mundshme të Kosovës, por të mendojnë vetëm për të realizuar bisedime me Tiranën zyrtare për idenë e bashkimit me Shqipërinë.

Kjo pasi, tani që Gjykata Ndërkombëtare e Drejtësisë dhe Asambleja e Përgjithshme e Organizatës së Kombeve të Bashkuara i kanë dhënë të drejtë ligjshmërisë së pavarësisë së Kosovës, ka ardhur momenti që të mendohet për bashkimin e Kosovës me Shqipërinë.

Kështu është shprehur sot lideri i Lëvizjes “Vetëvendosje”, Albin Kurti, gjatë ceremonisë së zhvilluar në Klinë me rastin e formimit të Këshillit për Zhvillim të Qendrës së “Vetëvendosje” në komunën e Klinës, Këshill ky që do të punojë për gjetjen e një përkrahje sa më të madhe për këtë lëvizje.

“Pushtetarët tanë në vend që të diskutojnë me autoritetet e Tiranës për bashkimin Kosovë-Shqipëri, kanë zgjedhur të debatojnë me Serbinë për ndarjen e brendshme të Kosovës”, është shprehur Kurti.

Duke kundërshtuar më tej ashpër bisedimet e paralajmëruara në mes Kosovës dhe Serbisë.

Në kuadër të kësaj, ai tha se parulla “Jo negociata, vetëvendosje”, tashmë është më aktuale se kurrë.

Duke kundërshtuar negociatat me Beogradin, Kurti tha se me anë të tyre, do të jetësohet plani 6 pikësh i Ban Ki Moonit dhe kjo është shumë e rrezikshme.

“Krerët tanë nuk duhet assesi të pranojnë negociata me Serbinë, sepse nga to nuk fiton Kosova por Serbia. Nuk negociohet me një shtet si Serbia e cila në kushtetutën e vet akoma Kosovën e konsideron si pjesë të saj, nuk ka kërkuar falje për krimet e kryera, akoma i mban fshehur gjurmët e personave të pagjetur”, tha mes të tjerash Kurti.

n.e/NOA

KOMENTE