English

Ekzekutimi në Durrës, dyshohet krim brenda familjes

Durrës, 14 shtator 2010 NOA – Një i ri gjeti vdekjen pak minuta më parë në lagjen nr 18 të qytetit bregdetar të Durrësit, raporton korrespondenti i agjencisë NOA.

Viktima është Artan Roçi, rreth 30 vjeç banor i lagjes nr 18. Autor i dyshuar i krimit është baxhanaku i tij Halit Vatnemaj, edhe ai nga i njëjti vendbanim i qytetit bregdetar.

Dyshimet e para të policisë janë për krim në familje por ende nuk jepen detaje mbi motivet e ngjarjes dhe nuk ka konfirmuar arrestimin e të dyshuarit.

Forca të shumta policore gjenden aktualisht në vendngjarje, raporton korrespondenti i NOA. Paraprakisht hetohet nje konflikt brenda familjes qe pasoi vrasjen e burrit te motres nga i dyshuari.

a.a/e.r/NOA

KOMENTE