Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Ish-kryeministri Bler nderohet me Medaljen e Lirisë
English

Ish-kryeministri Bler nderohet me Medaljen e Lirisë

Uashington, 14 shtator, NOA - Ish-kryeministri britanik, Toni Bler, është nderuar me Medaljen e Lirisë nga Qendra Kombëtare Kushtetuese e ish-presidentit amerikan, Bill Klinton.

Bler e quajti “privilegj dhe nder të jashtëzakonshëm” medaljen që e pranoi nga Klintoni, meqë Filadelfia, ku ndodhet qendra, tha ai, ishte djepi i lirisë dhe demokracisë dhe i Kushtetutës amerikane.

Qendra Kombëtare Kushtetuese e ka vlerësuar Blerin, i cili ishte kryeministër prej vitit 1997 deri më 2007, për përpjekjet e tij në Irlandën Veriore dhe në Kosovë, si dhe për punën e vazhdueshme si emisar i posaçëm për Lindjen e Mesme, pas largimit nga zyra.

Klinton, i cili është kryetar i qendrës, e theksoi mbështetjen e Blerit për intervenimin në Kosovë në vitin 1999, për të parandaluar spastrimin etnik, si dhe rolin e tij aktual si përfaqësues në procesin e paqes në Lindjen e Mesme.

Nëse arrihet marrëveshja në Lindjen e Mesme, tha Klinton, ajo do të ndihmojë që “të thahet lumi i urrejtjes në atë rajon dhe do ta minojë këngën e terroristëve në mbarë botën”.

Ish-presidenti amerikan falënderoi Blerin duke e quajtur “qytetar të mrekullueshëm të botës”, i cili “jetoi një jetë të vlefshme për këtë çmim”.

“Themeli i tij i besimit e promovoi religjionin si forcë të fuqishme për të mirën dhe pajtimin. Toni Bler është i bindur se njerëzit, të cilët besojnë, mund të jenë njerëz të paqes”, tha Klinton.

Bler foli për ato që i quajti “shtatë mësime të lirisë”, duke thënë se lirisë i duhet optimizmi, i duhen rojtarë dhe njerëz që i respektojnë dallimet e njëri-tjetrit.

“Dua të shoh një botë, dhe përpiqem për atë botë, në të cilën njerëzit janë të lirë ta ndjekin religjionin e tyre pa frikë apo favore dhe t’i respektojnë ata që kanë besime të tjera”, tha Bler.

Në ceremoni mori pjesë edhe ylli i muzikës rok, Bono. Ai e lëvdoi Blerin për sigurimin e marrëveshjes në vitin 1998, e cila i dha fund luftës sektare në Irlandë.

“Toni Bler e kupton fjalën ‘kompromis’ më tepër se shumë të tjerë”, tha Bono.

Medalja, e cila për të parën herë u nda në vitin 1989, shoqërohet me çmimin prej 100 mijë dollarësh.

Bler do t’i dhurojë paratë për fondacionin e tij dhe për Nismën e Qeverisjes në Afrikë, e cila punon në Ruandë, Siera Leone dhe Liberi, për të promovuar cilësinë e jetës dhe lidershipin politik.

Ndër fituesit e çmimit Medalja e Lirisë janë: regjisori Stiven Spilberg, ish-presidenti i Afrikës së Jugut, Nelson Mandela, ish-presidenti amerikan, Xhimi Karter, ish-lideri sovjetik, Mihail Gorbaçov, dhe ish-kreu i OKB-së, Kofi Anan.

Ceremonia mbahet në fillim të javës që shënon Ditën e Kushtetutës, e cila bie të premten. Kushtetuta e Shteteve të Bashkuara u miratua në Filadelfia më 17 shtator, 1787.

NOA/RFE

KOMENTE