Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
PD: Rama të heqë dorë nga 20 %-shi i aksioneve te Vizion Contruction
English

PD: Rama të heqë dorë nga 20 %-shi i aksioneve te Vizion Contruction

Tiranë, 14 shtator, NOA – Partia Demokratike i përgjigjet akuzave të opozitës me një tjetër kundërakuzë, duke deklaruar se vetëm dje Edi Rama apo zoti 20 %-sh, përmes Lepurit të tij, apo Dritan Avllajt, është bërë aksioner me 20 përqind me kompaninë Vizion Construction, që janë të barasvlershme me 100 milion Euro, një akuzë që sipas PD-së, është rikonfirmuar në Prokurorinë e Tiranës.

Deputeti i Partisë Demokratike, Eduart Halimi theksoi në një konferencë për shtyp nga kryesia e Kuvendit se “Presidenti Vizion Contruction, pohoi para prokurorëve të shtetit se partneri i Edvin Ramës, Dritan Lepri, duke kërkuar 20% në emër të partnerit të tij, ka marrë përsipër planin e ndërtimit të territorit dhe lejet e ndërtimit në territorin pranë digës së Liqenit Artificial”.

Sipas Halimit, në shkëmbim të planit të ndërtimit dhe lejes së bashkisë, kreu i bllokmenëve, sikundër demokratët quajnë Edi Ramën, ka kërkuar 20% të shumës së këtij projekti apo 100 milion euro.

Madje sipas PD-së, për ta rritur me 100 milion fitimin e kontratës së tij mbi projektin në fjalë, Edi Rama ka lartësuar nga 9 në 35 kate, pallatet e kompanisë Vizion Contruction.

Deputeti Eduart Halimi tha sakaq se dokumentet e publikuara në prokurori janë vetëm maja e ajsbergut të gjobave të vëna nga Edi Rama, se ato përbëjnë vetëm 1/3 e gjobës në territorin pranë Digës së Liqenit.

“I bëj thirrje Edvin Kristaq Ramës të dalë nga kutia e Leprit, e të mos fshihet prapa Leprit të tij, por të heqë dorë nga 20%-shi i aksioneve në kompaninë Vizion Contruction e të mos ushtrojë terror mbi mediat dhe institucionet, për të fshehur paratë e tridhjetëepesëkatëshave të tij dhe gjobën njëqindmilionshe.

mit/NOA

KOMENTE