Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
PS: Ç’lidhje ka Halimi me një kompani bixhozi pranë qeverisë?
English

PS: Ç’lidhje ka Halimi me një kompani bixhozi pranë qeverisë?

Tiranë, 14 shtator, NOA – Pas deklaratave të sotme të deputetit demokrat Eduart Halimi lidhur me rikonfirmimin në prokurori të marrjes prej tij të 20 përqindshit të aksioneve të firmës Vizion Contruction në projektin e 35 katësheve në digën e Liqenit Artificial, ka reaguar rishtas Paartia Socialiste me një kundërakuzë këtë herë mbi vetë deputetin Eduart Halimi.

“U bë e disata herë që zoti Halimi del dhe hedh baltë e shpifje mbi kontrata të paqëna dhe leje ndërtimi që nuk ekzistojnë”, deklaroi nga selia rozë, deputetja socialiste Shega Ligori.

Sipas zonjës Ligori, deputeti Halimi nuk do t’ia dijë për faktin se gjërat që thotë janë të paqëna dhe të pavërteta.

Andaj deputetja socialiste i drejtoi një pyetje deputetit demokrat: A keni ju lidhje me një kompani bixhozi pranë qeverisë”?

mit/NOA
KOMENTE