Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
PS: Nesër dokumenti rrënqethës që nxjerr lakuriq kryeministrin dhe ministrin Ruli
English

PS: Nesër dokumenti rrënqethës që nxjerr lakuriq kryeministrin dhe ministrin Ruli

Tiranë, 14 shtator, NOA – Selia rozë ka përforcuar deklaratën e shefit të saj Edi Rama bërë në konferencën e tij ku reagoi për ndryshimet në qeveri, duke theksuar edhe njëherë se të enjten PS do të publikojë dhe vërë në dispozicion të mediave një dokument rrënqethës, i cili tregon një të vërtetë, që e nxjerr lakuriq ministrin, kryeministrin dhe të gjithë këtë qeveri në lidhje me këtë privatizimin e ish ekspozitës “Shqipëria sot”.

Deputeti Eduart Shalsi në një konferencë për shtyp, këtë herë jo nga vendngjarja, por nga selia rozë, deklaroi se “Ndërsa nesër ne do t’ju vendosim në dispozicion një dokument, i cili tregon arsyen e vërtetë se pse filloi ky proces privatizimi dhe se kush janë përfituesit e vërtetë të privatizimit të ish Ekspozitës “Shqipëria Sot”.

Deputeti socialist ka rikujtuar disa nga pyetjet e adresuara për ish ministrin e Ekonomisë, Genc Ruli.

Ai kërkoi të dijë se kush e filloi procesin e privatizimit të ish Ekspozitës “Shqipëria Sot”, dhe cila ishte nxitja për këtë privatizim.

Shalsi kërkoi të mësojë nga zoti Ruli nëse ishte ndonjë person pranë kryeministrit që ia kërkoi këtë dhe cili ishte roli i deputetes Albana Vokshi në këtë aferë korruptive.

“Si është e mundur që në Shqipërinë e vitit 2010 ka ministra që i trajtojnë trojet publike si pasuri të baballarëve të tyre? Çfarë i shtyn këta zotërinj të grabisin pronën e publike dhe të mos japin asnjë fjalë përgjigje, një vepër e patolerueshme”, tha deputeti Shalsi duke nënvizuar se “Ne pritëm për përgjigjet, të cilat fatkeqësisht edhe kur erdhën, ishin të gënjeshtërta.

Një nga pyetjet e rikujtuara ishte edhe ajo që flet për çmimin e shitjes së truallit, i cili mbeti i pandryshuar me vendimin e Këshillit të Ministrave, ndërkohë që u trefishua në zonat përreth, një arsye kjo që dëshmon sipas deputetit Eduart Shalsi pjesëmarrjen në këtë aferë korruptive të vetë kreut të qeverisë apo njerëzve të afërm të tij.

mit/NOA
KOMENTE