English

Emërohet kreu i ri i Delegacionit të Bashkimit Evropian në Shqipëri

Lexoni deklaratën e plotë që bëri sot, Perfaqësuesja e Lartë Catherine Ashton pasi emëroi Ettore Sequi në krye të Delegacionit të Bashkimit Evropian në Shqipëri

Tiranë, 15 Shtator 2010 NOA - Catherine Ashton, Përfaqësuesja e Lartë e Bashkimit Evropian për Çështjet me Jashtë dhe Sigurinë/Zëvendëspresidentja e Bashkimit Evropian ka emëruar Z Ettore Sequi Shef të Delegacionit të Komisionit Evropian në Shqipëri.

Z Sequi është një nga të 27 shefat e rinj dhe 1 zëvendësshef të Delegacioneve të Bashkimit Evropian të emëruar sot nga Përfaqësuesja e Lartë e BE-së në kuadër të rotacionit të ambasadorëve për vitin 2010.

Në vijim të vendimit të saj Përfaqësuesja e Lartë tha: “Siç iu kam premtuar vendeve anëtare, Parlamentit Evropian dhe qytetarëve të Bashkimit Evropian, emërova njerëzit më të mirë në detyrën e duhur. Jam mjaft e kënaqur nga niveli i atyre që aplikuan për këto detyra”.

“U kërkova Vendeve Anëtare dhe institucioneve të Bashkimit Evropian të propozojnë më të shkëlqyerit dhe më të mirët që ofron Evropa dhe shpresoj që kjo të vazhdojë ndërsa ne ngremë Shërbimin e Jashtëm Evropian (EEAS), sepse qytetarët e Bashkimit Evropian meritojnë të përfaqësohen nga më të mirët që ofron Evropa”, - ka vijuar Ashton.

Ajo u shpreh e kënaqur që me emërimet e reja ia kemi arritur të trajtojmë çështje të rëndësishme të balancës gjeografike dhe gjinore.

“Këto emërime tregojnë një përmirësim në të dyja këto çështje, por ka ende shumë për të bërë. Unë do të vazhdoj të diskutoj me vendet anëtare se si mund të vazhdojmë të përmirësojmë shërbimin dhe të përmbush ambicien time për një shërbim që është me të vërtetë përfaqësues dhe i emëruar me meritë”, - ka thënë Ashton.

Emërimet janë pjesë e një rekrutimi më të gjerë për Shërbimin e ardhshëm të Jashtëm të Bashkimit Evropian, përfshirë publikimin e pozicioneve të larta si Kryetarin e Përhershëm të Komitetit të Politikave dhe Sigurisë si dhe 80 poste politike në delegacione dhe detyra të tjera në shërbimin qendror.

Përfaqësuesja e Lartë Catherine Ashton është në proces gjykimit të kandidaturave për vendet e publikuara së fundmi për një pozicion më të lartë për Shefin e Delegacionit të BE në Bosnje dhe Hercegovinë dhe dy Shefa Delegacionesh në Gjenevë (Organizata botërore e Tregtisë dhe Kombet e Bashkuara).

Sapo të përmbyllë rotacionin e vitit 2010, Catherine Ashton do të fillojë punën për rotacionin e vitit 2011, që pritet të përfshijë një numër të përafërt Shefash të Delegacioneve si në 2010.

e.r/NOA

KOMENTE