Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Konfindustria: Pr/ligji për investimet e huaja, të mbështesë të gjitha investimet pa dallim origjine
English

Konfindustria: Pr/ligji për investimet e huaja, të mbështesë të gjitha investimet pa dallim origjine

Tiranë, 15 shtator, NOA – Duke marrë shkas nga shqyrtimi në seancë plenare i projektligjit për investimet e huaja, që ka hasur diskutime në komisionin e ekonomisë, Konfindustria i ka paraqitur deputetëve të Kuvendit të Shqipërisë kërkesën e përsëritur për shfrytëzimin e hallkës së fundit të proçedurave ligjore për të përmirësuar draftin e paraqitur, me qëllim që mbështetja shtetërore të përfshinte jo vetëm të ashtuquajturit “investitorë të huaj”, por të gjithë llojet e investimeve pa dallim vendit të origjinës së kapitalit.

Administratori i Përgjithshëm i Konfindustrias, Gjergj Buxhuku thotë se “do të ishte e papranueshme dhe mjaft e dëmshme edhe në planin psikologjik për biznesin vendor, si kusht i rëndësishëm i vendimeve për nismat investuese, që shqiptarët të ishin të nëpërkëmbur në biznes edhe brenda vendit të tyre.

Konfindustria thekson se i mbështet në parim ndryshimet në projektligjin për Investimet e Huaja, duke e vlerësuar si masë të përkohshme në kohë, por të nevojshme nga këndvështrimi i gjendjes krejtësisht të papranueshme të sistemit gjyqësor në vend si dhe domosdoshmërisë së tërheqjes së investimeve në ekonominë shqiptare.

Konfindustria ka kërkuar, që mbështetur në rregullin themelor të ekonomisë së tregut “konkurrencën e lirë”, përzgjedhja e investitorëve për dhënien e mbështetjes shtetërore të mos këtë dallim në origjinen e kapitalit të investuar, por të mbështetet vetëm në rëndësinë strategjike të projekteve si dhe në vlerën e investimit të parashikuar.

“Nëse do të jepnim mbrojtje të veçantë ligjore vetëm për “investitorët e huaj”, sikurse parashikohet në draftin e paraqitur të Projektligjit, do të krijonim:- prishje të konkurencës tregtare në dëm të investitorëve vendorë, -largim të kapitaleve jashtë vendit, - pengim të nismave investuese në vend”, thekson zoti Buxhuku.

Sipas tij termi “investim i huaj” mbetet pa kuptim në kushtet e integrimit të tregjeve dhe shteteve përfshirë dhe Shqipërinë, e për rrjedhojë vetë zbatimi i Projektligjit sipas tij do të ishte i pamundur.

Miratimi i tij thotë nënvizon administratori i Konfindustrias, krijon shtysa të forta për daljen e kapitalit shqiptar jashtë vendit në mënyrë artificiale, për tu rikthyer vetëm me statusin e privilegjuar të “investitorit të huaj”.

mit/NOA
KOMENTE