Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Letra e Priftit për kryeprokuroren, Braho: Mos ki frikë nga ëndrra me gjak, por nga ligji
English

Letra e Priftit për kryeprokuroren, Braho: Mos ki frikë nga ëndrra me gjak, por nga ligji

Tiranë, 15 Shtator 2010 NOA – “Dritan Prifti nuk duhet të ketë frikë nga ëndrrat me të vdekur, me të plagosur, apo me gjak, por vetëm nga ligji”.

Kjo është “këshilla” që dha para pak çastesh Spartak Braho, një ndër emrat e Lëvizjes Socialiste për integrim, pas letrës që ministri i larguar i Ekonomisë, Dritan Prifti i dërgoi kryeprokurores Ina Rama ku i kërkon të hetojë kërcënimet Brahos për jetën e tij.

Braho reagoi për letrën e Priftit dhe pasditen e sotme nuk ka kursyer as dozat ironike ndaj ish-ministrit: “Zoti Tan Prifti është i tronditur nga vdekja e papritur e gjyshes, prandaj flet dhe komunikon përçart si në kllapi dhe i tromaksur”.

Menjëherë më pas, Braho i jep një tjetër këshillë Priftit;

“Ai duhet ta përballojë humbjen e madhe dhe si myzeqar trim” duke shtuar se Prifti “nuk duhet të ketë frikë nga ëndrrat me të vdekur, me të plagosur, apo me gjak, por vetëm nga ligji”.

e.r/NOA

Lexoni letrën e Priftit

KOMENTE